Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel, 31 Maj 2009

Xhevair Spahiu

Arti dhe diktatura sipas meje Arti dhe diktatura sipas meje NGA FJORALBA SATKA Ko ditë e ngrohtë tetori sikur e favorizon bisedën tonë. Me Xhevahir Spahiun u ulëm në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë. Dhe ashtu spon- tanisht, nis biseda jonë mbi artin. Ai pëlqen të pijë birrë të zezë Korçe... ... fjalët, këto më kanë interesuar mua si letrar. Fjalët që janë në pellgun e Shqipërisë së mesme, në Tiranë, Durrës, Kavajë; janë shumë ilire, në mos krejtësisht. Gjë që është e çuditshme kur shikojmë veshjet turke/osmane, shumica e muzikës është osmane. Pra kanë qenë shumë të ndikuara nga turqit. Atëherë si është e mundur që fjalët kanë ruaj- tur iliricitetin e tyre!? Dhe po të shohësh, këto fjalë janë një rrokëshe; Dajt, Krrabë, Prezë, Pezë, Helmz (Helmz ka edhe në Skrapar). Por këtu nuk ka njerëz që të kujdesen. Edhe ne, historinë gjithmonë e shkatërrojmë, kështu që ne mburremi që jemi atdhetarë, por e kemi shumë të vakët atdhetarizmin. Tani, kohët e fundit, po i nxjerrim në pen- sion fare, se ka të tjera ideale. Cili është brezi juaj? Unë i përkas brezit të viteve ‘70-të. Në 1960-tën është brezi i Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit dhe Fatos Arapit... Në faqen 2
Xhevair Spahiu Fjoralba Satka Ismail Kadare Dritëro Agolli Fatos Arapi Tiranë Shqipëri E Mesme Durrës Kavajë Dajt