Regjistri i FRANÇESKANËVE
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i 1720-ës
NGA VITOR DEMAJ
Duke lexuar në revistën “Hylli i Dritës” e themelluar nga At Gjergj Fishta, posaçërisht historia nën At Mirin Sirdanin, bashkëpunëtor i ngushtë i kësaj reviste, vura re se At Marini kur flet për historinë e françeskanëve në Shqipëri mbështetet, pos në tjera dokumente edhe në një Regjistër – siç quan ai të Provincës Françeskane Shqiptare të vitit 1720. Për këtë regjistër të famshëm kisha folur edhe At Zef Pllumi, i cili thoshte se, “ky Regjistër kishte një rëndësi si për historinë e fretënve në Shqipni, si edhe për historinë e vendit tonë”. Regjistri në fjalë, para se të hynte komunizmi në Shqipëri gjendej në arkivin franҫeskan në Shkodër, ku mbas vitit 1945, së bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u dërgua në Tiranë, ku më vonë u vu në Arkivin e Qendrorr Shtetëror. Mbas disa kontaktësh me znj. Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit u arrit të merrej një fotokopje e këtij Regjistri. Ai mban këtë titull: “Registro della Provincia Oss.[ervante] Albania 1720 in tempo del P. M. R. Lorenzo M. di Santa Croce Ministro Provinciale, l’Anno 1720”. Autori i këtij regjistri të çmuar është P. Lorenzo Maria di Santa Croce, i dërguar për të marrë në dorë situatën e Provincës...
Në faqen 2