Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 8 Gusht 2011

SHEMBET MINIERA E BULQIZES

13 minatorët grevistë bllokohen në galeri ÇAHEN DHE TUBAT E AJRIMIT, PUNONJESIT RREZIKOJNË JETËN Dita e 14 e grevës së urisë, tre prej tyre në gjendje kritike për jetën. Qeveritarët nuk kanë bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e situatës në Veri Nga ENVER DOÇI Miniera e Bulqizës rrezikon seriozisht jetën e 13 minatorëve, të cilët që prej dy javësh janë ngujuar në grevë urie. Mbrëmë, rreth orës 21:20 është dhënë alarmi për shembje brenda galerive në minierë, ndërsa 4 specialistë kanë hyrë në thellësitë e nëntokës. Pas verifikimeve të bëra mësohet se janë çarë tubat e ajrimit në nivelin e 14-të, ku ndodhen grevistët. Gjithashtu, janë konstatuar shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore. Sipas specialistëve, situata brenda në minierë është alarmante dhe se grevistët rrezikojnë të vdesin brenda në galeri. ... Vijon në faqen 22
Enver Doçi Bulqizë Veri

Sfida e SHBA-së në Afganistan

Dje në “New York Times” EDITORIAL Në ditën më vdekjeprurëse për forcat amerikane në luftën e gjatë afro një dekadë në Afganistan, kryengritësit e rrëzuan një helikopter transportues,... Vijon në faqen 28 Sfida e SHBA-së në Afganistan
Afganistan

Turqia dhe gjeneralët

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Ndërrimi evolucionndhi në Turqi, me rastiane kalimit për herë të parë dhe në mënyrë paqësore, të balancës së pushtetit nga kasta e ushtarakëve tek autoritetet civile. ... Vijon në faqen 29 Turqia dhe gjeneralët
Shaban Murati Turqi

Universitetet private, MASH: Regjistrimi deri më 15 dhjetor

JA PROCEDURAT Universitetet private, MASH: Regjistrimi deri më 15 dhjetor Në faqen 12

“Grekët ngrenë pretendime për Korçën nga një sëpatë me vrimë zbuluar në Maliq”

Historiani Kristo Frashëri replikon me Akademinë e Athinës (Në foto:) Akademiku Kristo Frashëri. Stacioni i Maliqit [Korçë] vendbanim i eneolitit Asnjë autor antik grek s’pohon se banorët e Epirit të lashtë qenë grekë; se pellazgët dhe grekët qenë dy kombësi të ndryshme; se praktikën e pajisjes të perëndive me emra të veçantë grekët e morën nga pellazgët Sipas Hammondit, dëshmi se popullata greqishtfolëse shfaqen në Epir 2100 vjet p.e.s. janë sëpatat për luftë prej guri me vrimë, të cilat janë zbuluar edhe në stacionin e Maliqit pranë Korçës Në faqet 8-9
Kristo Frashëri Hammondit Korçë Maliq Epir Athinë

Haxhi Lleshi më 1991: Duhet komision i posaçëm për fshatin, ua kemi borxh

Dossier Tranzicioni/ Si u ngritën 2 organizmat e reja Haxhi Lleshi më 1991: Duhet komision i posaçëm për fshatin, ua kemi borxh Debatet në Kuvend për mungesën e deputetëve gjatë seancave Në faqet 10-11
Haxhi Lleshi