Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 23 Gusht 2011

HORROR NE TIRANE

POLICIA: AUTORI U KAP NE NJE HOTEL NE SAUK 20 MINUTA PAS NGJARJES Babai vritet për të shpëtuar të birin Pas sherrit me shkopa bejsbolli e zinxhirë për një të gërvishtur makine qëllohet për vdekje para derës së shtëpisë 49 vjeçari Avdulla Vrapi Nga NIKOLETA KOVAÇI Një gërvishtje makine e ndodhur pak kohë më parë, ka çuar ditën e djeshme në një përleshje të dhunshme ndërmjet pese personave. I gjashti që ka shkuar të ulë gjakrat dhe të mundohet të ndajë palët, ka mbetur i vdekur pasi mbi të janë lëshuar pesë plumba, plumba që në të vërtetë ishin përcaktuar për të birin e tij. Kjo është skena horror që ka vijuar për disa minuta në rrugën “Budi”, në afërsi të Qytetit Studenti, ndërsa 49-vjeçari Avdulla Vrapi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat e një arme pistoletë. Autori i dyshuar i kësaj vrasjeje është 28-vjeçari Indrit Tresa, i cili u arrestua brenda harkut kohor të 20 minutave në hollin e një hoteli... Në faqen 8
Avdulla Vrapi Indrit Tresa Nikoleta Kovaçi Tiranë Sauk Rrugën “budi” Qyteti Studenti

Ramiz Fiçorri: Në luftën e Vietnamit shkuam me avionin e Mehmet Shehut

DOSSIER/ Koloneli: Para nisjes na takoi dhe Beqir Balluku Në foto: Kolonel Ramiz Fiçorri (djathtas) Eksperienca vietnameze. Ndërtim ure nga inxhinierët shqiptarë Misioni shqiptar i përbërë nga 12 oficerë u nis drejt Vietnamit me një avion të tipit “TU-104”. Për shkak të luftës së ashpër amerikano-vietnam[e]ze, misioni ishte tejet sekret ndërsa ata rrinin të veshur civilë dhe mbanin pasaporta diplomatike... “Sapo u afruam në aeroportin e largët, stjuardesa kineze na u afrua dhe na tha: Jam krenare, unë i kam shërbyer Mehmet Shehut, kryeministrit shqiptar në vizitën që bëri në Kinë para pak kohësh! Në fakt ai ishte kthyer nga Kina vetëm 1 ditë më parë” Në faqet 10-11
Ramiz Fiçorri Mehmet Shehu Beqir Balluku Vietnami Kinë

ACR, minatorëve: s’jua paguajmë ditët e grevës dhe të protestave

TENSION NE BULQIZE ACR, minatorëve: s’jua paguajmë ditët e grevës dhe të protestave Në faqen 5
Bulqizë

Rënia e Tripolit

Dje në “Wall Street Journal” EDITORIAL Dje në “Wall Street Journal” EDITORIAL Forcat kryengritëse depërtuan në Tripoli të dielën, në atë që duket se janë ditët e fundit në pushtet për Muamer Gadafin dhe për djemtë... Vijon në faqen 26 Rënia e Tripolit
Muamer Gadafi Tripoli

Pyetja që pret përgjigjen

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Duke vazhduar ende komentet rreth përmbajtjes së Raportit të OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet e fundit të organeve të... Vijon në faqen 27 Pyetja që pret përgjigjen
Ilir Dhima

Mjekët e poliklinikave, ja sa u rriten pagat

NDRYSHIMET E DETAJUARA Mjekët e poliklinikave, ja sa u rriten pagat Në faqen 6