11/03/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 mars 2011

PERBALLJE RAMA-BERISHA

KRYEMINISTRI E AKUZOI NE KUVEND ME 2009 SI HOMOSEKSUAL E KEQTRAJTIM TE GRUAS E NENES 20 ditë para zgjedhjeve pritet “dueli”. Gjykata lë në burg gardistin që vrau Ziver Veizin KRYEMINISTRI E AKUZOI NE KUVEND ME 2009 SI HOMOSEKSUAL E KEQTRAJTIM TE GRUAS E NENES PERBALLJE RAMA-BERISHA Kreu i PS çon shpifjet në gjykatë, seanca më 18 prill 20 ditë para zgjedhjeve pritet “dueli”. Gjykata lë në burg gardistin që vrau Ziver Veizin Nga KLODIANA LALA Vetëm 20 ditë para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë ‘betejën’ e parë gjyqësore me kreun e qeverisë, Sali Berisha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një ankim për shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal ndaj shefit të ekzekutivit Berisha, të cilin e akuzon për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës. Objekt i çështjes janë akuzat... Në faqet 2-3 (Në foto) Kryeministri Sali Berisha dhe Kreu i PS Edi Rama

Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit

Opinioni i Ditës Shumëkujt Kuvendi i sotëm i ngjan vulgut, fjalëndryrë, sherrxhi, pa ide, pa debat, pa demokraci, një gjenerator i pashtershëm shpifjesh...... Vijon në faqen 29 Nga KIÇO BLUSHI Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit

Vilat, ministrat ia japin tokën vetes

Ja politikanët që i kanë deklaruar. Bode: Kam vetëm një shtëpi Debate të ashpra në Kuvend për ndryshimet në ligjin për fshatrat turistike Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin, kanë përfshirë dje Kuvendin në debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës. Deputetët socialistë pretenduan se me anë të këtij projektligji përfitojnë ministrat e qeverisë dhe vetë djali e vajza e kryeministrit Sali Berisha. Por nga ana tjetër, ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se me miratimin e amendamenteve të propozuara “pastrohet maskarada” që socialistët kanë kryer në fshatrat turistike në kohën e qeverisjes së tyre. “Përfiton nga ligji në fuqi, duke e legalizuar, madje edhe me kosto 30%, zonja Argita Malltezi Berisha, në deklarimin e pasurisë të së cilës dëshmohet... Në faqen 8

MALAJ AKUZA PER MANIPULIM TE DHENASH

EKONOMIA, QEVERISE I IKEN EUFORIA, NDRYSHON SHIFRAT AFATMESME '11-'13 Në faqet 10-11

Rrëshqitja e Ballkanit

Dje në “Europian Voice” Duke testuar vlerën e klisheve shumë të vjetra rreth rëndësisë së mbajtjes së Bashkimit Europian të lidhur me Ballkanin Perëndimor vetëm... Vijon në faqen 28 Nga TIM JUDAH Rrëshqitja e Ballkanit

PS nxjerr kriteret për kandidatët e zgjedhjeve

BERISHA: FITON PD Në faqen 6

Pranga tutores 25-vjeçare të prostitucionit në Itali

KISHTE 20 FEMRA Në faqen 9

Porti i Vlorës, kooperacioni italian s’ka dhënë ende OK

RIKONSTRUKSIONI Në faqen 21

Mjekësia, 3 mijë lekë për çdo provim shtesë

STUDENTET: ABSURDE Në faqen 19

Rrëfimi i 13-vjeçares: Babai më përdhunonte

INTERVISTA Në faqen 22