GËRDEC, KUSH E VRAU ERISONIN?
3 vjet pas masakrës me 26 viktima, Gjykata i liron të gjithë
VIKTIMA ME E VOGEL ISHTE 6 VJEÇ, I PLAGOSURI NGA SHPËRTHIMI VDIQ KUR SHQIPERIA HYRI NE NATO
Flet nëna e Erison Durdës, Zamira: Sikur ma vranë sot, do bëjmë vetëgjyqësi. Prokuroria ngulmon për llogaritje të gabuar të afateve. Gjykata: Zbatuam ligjin.
‘Loja’ e avokatëve rezultoi e suksesshme. PD: U lirua Delijorgji, miku i Ramës. Kreu i PS: Saliu shkoi larg, ia faturoi opozitës 26 viktimat e Gërdecit
(Në foto): Erison Durda, djali 6-vjeçar që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit
Një tragjedi pa drejtësi
EDITORIAL
Të kërkoj falje nënë që ika pa lejen tënde nga shtëpia”. I plagosur, i djegur në 60 për qind të trupit, Erisoni i vogël 6-vjeçar, gjente kurajon t’i kërkonte falje nënës së tij, Zamira Durda, pikërisht pasditen e 15 marsit të 2008, pak orë pasi kishte ndodhur shpërthimi në fabrikën e vdekjes në Gërdec...
Një tragjedi
pa drejtësi
“Të kërkoj falje nënë që ika pa lejen tënde nga shtëpia”. I plagosur, i djegur në 60 për qind të trupit, Erisoni i vogël 6-vjeçar, gjente kurajon t’i kërkonte falje nënës së tij, Zamira Durda, pikërisht pasditen e 15 marsit të 2008, pak orë pasi kishte ndodhur shpërthimi në fabrikën e vdekjes në Gërdec, ku humbën jetën 26 punonjës të kësaj fabrike. Erisoni i tha këto fjalë pasditen e 15 marsit, para se të nisej në spitalin italian të Brindizit, e që prej andej nuk erdhi më i gjallë. Si për ironi të fatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ai mbylli sytë në 4 prill 2008, pikërisht ditën kur vendi hyri në NATO. E gëzimin e vendit, s’mund ta prishte mbyllja e syve të Erisonit. Akoma më pak mbarëvajtjen dhe detajet e rënda të atyre ditëve, kur gazetarët, ndërsa kërkonin në jetën e çdo viktime që humbi në Gërdec, gjetën edhe një fletore shkolle të Erisonit, një fletore, ku detyrat ishin lënë përgjysmë.
Zamira Durda, e cila humbi në këtë tragjedi veç djalit të saj të vogël, babait të saj, dhe kunatës, tre vjet pas kësaj tragjedie, pasi ka bredhur në çdo derë të prokurorisë e gjykatës, duke bërë qejqe te përditshme nga Vora në Tiranë, tani thotë se nuk ka më vend për drejtësi, është koha për vetëgjyqësi.
Sot Zamira flet për vetëgjyqësi. Po shoqëria? Erisoni nuk punonte në atë fabrikë. Fati i keq i tij qe atë ditë ishte ikur pa leje nga shtëpia për të luajtur. Por sot, ai dhe 25 persona të tjerë nuk jetojnë më. Dhe të gjithë ata që dyshohen dhe akuzohen si shkaktarë të kësaj tragjedie, sot kanë lënë qelitë në burgun 313 në Tiranë, për t’u gjykuar në liri.
Për 26 jetë të humbura në Gërdec, duket se nuk ka më drejtësi. E po aq, shpresat shuhem nga dita në ditë tek shikojmë prokurorinë që kërkon të gjejë të vërtetën edhe për 4 viktimat e demonstratës së 21 janarit të këtij viti në kryeqytet. Sepse në Shqipëri, drejtësia nuk vishet thjesht me pushtet. Krimi i drejtësisë, mbrohet verbërisht nga pushteti.
Ne i kushtojmë sot faqen e parë të Gazetës Erisonit 6-vjeçar, për t’i kujtuar të gjithë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë e shtetarë se nuk mund t’i shuajnë kështu ëndrrat e fëmijëve dhe jetët e shqiptarëve.
Në faqet 2-3
MIRANDA VICKERS: BERISHA PARANOJAK
DEMONSTRATA E 21 JANARIT
REXHEP QOSJA: PSE BE
MBRON SALI BERISHEN
Në faqet 8-11
Assange, debati për ekstradimin
Dje në “The Guardian”
Dje
në “The Guardian”
Nga AFUA HIRSCH
Përpjekja e Suedisë për të ekstraduar Julian Assange ka kthyer në qendër të vëmendjes procedurën e ekstradimit ndërmjet shteteve europiane- mandatin evropian të arrestit. ...
Assange, debati për ekstradimin
Vijon në faqen 28
Shkon e vjen nga Rubikoni
Opinioni i Ditës
Opinioni
i Ditës
Nga ERL MURATI
Dy ngjarje politike tronditën dje opinionin publik: lirimi nga qelia i protagonistëve të gjyqit të Gërdecit pa u mbushur ende 3 vjet nga shpërthimi...
Shkon e vjen nga Rubikoni
Vijon në faqen 29