Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 27 Shkurt 2011

DËSHTON KOMISIONI I PD PËR 21 JANARIN

PAS PRESIONIT NDËRKOMBËTAR, PARLAMENTARËT E PD DO HARTOJNË NJË RAPORT FORMAL Kreu i hetimeve parlamentare Eduard Halimi: Kam qenë jashtë Shqipërisë, s’e di çfarë ka thënë zyrtari amerikan Stainberg. Rusmali: Pyesni kolegët për komisionin. S’dua të komentoj mungesën time. Në Parlamentin Evropian diskutohet imuniteti i Elmar Brok për 2300 euro Komisioni hetimor për 21 Janarin, shumë shpejt do të pushojë së “funksionuari”. Presioni i madh i dy ditëve më parë nga ana e zv.sekretarit amerikan të Shtetit Xhejms Steinberg në Tiranë, te kryeministri Sali Berisha, dhe mbështetja e dhënë nga SHBA për Prokurorinë e Përgjithshme, nëpërmjet një takimi të veçantë në zyrën e prokurores, duket se i ka dhënë fund komisionit njëngjyrësh të parlamentit të Shqipërisë. Burime nga Kuvendi, thanë për GSH, se një gjë e tillë mund të ndodhë javën që vjen. Nuk do të ketë një ripërsëritje të kërkesës për Presidentin e Republikës.... Vijon në faqet 2-3
Eduard Halimi Stainberg Rusmali Elmar Brok Xhejms Steinberg Shqipëri Tiranë

Stop masakrës në futbollin shqiptar

Opinioni i Ditës Nga SHPËTIM GJIKA Të nderuar zotërinj! Me emër të sportdashësve vlonjatë, por besoj mbi të gjitha, të mbarë futbolldashësve shqiptarë, kërkoj të përcjell... Stop masakrës në futbollin shqiptar Vijon në faqen 21
Shpëtim Gjika Vlorë Shqiptar

Kryeplaku me 105 mijë euro në shtëpi, ia vjedhin

HETO HET DHE LAGJI HETOHET DHE LAGJI Kryeplaku me 105 mijë euro në shtëpi, ia vjedhin Në faqen 7

Gjakmarrja, në vitin 2011 vrasjet më mizore

TË DHËNAT NË VITE Gjakmarrja, në vitin 2011 vrasjet më mizore Në faqen 9

Ismail Kadare ka një sozi: Ngjakemi shumë edhe pse kemi nënë të ndryshme

MILOSAO/ Kush është Vangjel Kasapi nga Berati, ngatërresa me shkrimtarin (Në foto) Shkrimtari Ismail Kadare. (Djathtas) Vangjel Kasapi, sozía e Ismail Kadaresë Shkrimtari Ismail Kadare, e ka thirrur njëherë për kafe në qendër të Tiranës. Ishte bashkë me Helenën. Biseduan miqësisht jo pak me njëri-tjetrin. I treguan njëri-tjetrit dhe ngjashmëritë Vangjel Kasapi po ashtu është shkrimtar. Ka qenë ushtarak. Si ka qenë ecuria e tij ushtarake që nga viti 1972 kur hyri në Shtabin e Përgjithshëm dhe takimet me Mehmet Shehun e Enver Hoxhën Suplement
Ismail Kadare Vangjel Kasapi Helena Mehmet Shehu Enver Hoxha Berat Tiranë

Vetëvaret 15-vjeçari, e qortuan prindërit për zënkën me shokët

Në Fier, 15-vjeçarja vetëhelmohet, u zu me prindërit Vetëvaret 15-vjeçari, e qortuan prindërit për zënkën me shokët Shkodër, policia: Ngjarja ka ndodhur afër një guroreje, adoleshenti kishte ikur nga shtëpia SHKODËR - Ka shkuar në shtëpi vonë pas një sherri të zakonshëm adoleshentësh, por i fyer në sedër nga ky qortim, një 15-vjeçar nga Shkodra i ka dhënë fund jetës me vetëvarje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme në lagjen Shirokë, në të dalë të qytetit të Shkodrës. Mësohet se viktima S. Kanina ka qenë duke luajtur pasdite me disa shokë të tij. Në lojë e sipër, grupi i djemve është grindur e sharë me njëri-tjetrin. Prindërit e 15-vjeçarit Kanina, nisur nga vonesa e të birit, kanë nisur të interesohen tek shokët e tij. ... Në faqen 14
S. Kanina Fier Shkodër Shirokë