Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 15 Tetor 2011

TOPI, TUR NE RRETHE

KREU I SHTETIT: SHARJET, BANALE. VOLFART: PARTITE, SI ME 1914 TOPI, TUR NE RRETHE Topalli: Presidenti e Rama, celula anti-BE Kthehet ligji i plehrave. Edi Rama: Nëse ne jemi celulë anti-europiane, atëherë Jozefina është Marilyn Monroe kurse Saliu, John Lennon!
Bamir Topi Topalli Edi Rama Jozefina Saliu

Mbi ish-komunist - anti-komunistët tanë!

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Pas shembjes së shtatoreve të Enverit, pasi u pa që komunizmit i ranë dhëmbët e po kalojnë, shumëkush u hakat e shtirëj publikisht... Mbi ish-komunist - anti-komunistët tanë! Vijon në faqen 31
Kiço Blushi Enverit

Familja Toptani: Ne tradhtarë? Berisha ktheu luftën e klasave

“Selia e PD rrethohet nga 3 rrugë me mbiemrin tonë” Familja Toptani: Ne tradhtarë? Berisha ktheu luftën e klasave (Në foto:) Selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Rruga “Abdi Toptani” në të majtë të selisë, (poshtë) rruga “Murat Toptani” në të djathtë të selisë Kryeministri në Kuvend: Familja tiranase, më keq se pushtuesit. Reagon Ajten Toptani, nipi i Murat Toptanit: Mbrojmë parimet e së djathtës Reagojnë historianët, Arben Puto: Esat Toptani shiti 2/3 e Shqipërisë. Pellumbi Xhufi: Shumica e familjes ka kontribut pozitiv Në faqet 8-9
Berisha Ajten Toptani Murat Toptani Arben Puto Esat Toptani Tiranë Shqipëri

Nga VALENTINA MADANI Presidenti i Republikës Bamir Topi ka nisur një tur nëpër qytetet e Shqipërisë ku dje ndaloi në Fijer, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Shkodrës. Nga Fieri kreu i shtetit reagoi dje pas debateve në Parlamentin ndaj raport-progresit të BE për Shqipërinë, që sipas tij janë prova më e qartë se pse ndërkombëtarët ngelën në klasë Shqipërinë në procesin e integrimit. “Sigurisht apeli im lidhej me momentin e mendimit të Komisionit Europian për çështjen e pranimit ose të mospranimit të statusit të vendit kandidat. Fatkeqësisht ky status dhe kësaj radhe u refuzua. Fokusi kritik i KE dhe fokusi kritik në pozicionin tim si President u rikonfirmua dje dhe njëherë në ngjarjet në Parlament. Sot shoqëria shqiptare penalizohet në radhë të parë nga politika. Të gjithë partnerët janë të preokupuar se politika shqiptare vazhdon të jetë konfliktuale. Konfliktuale në komunikim, në batuta... Vijon në faqet 2-3
Valentina Madani Bamir Topi Shqipëri Fijer[?] Shkodër Fier