ANËTARËSIA SOCIALISTE VOTON 880 DELEGATËT E KONGRESIT
ZGJEDHJET NE PS
Pse s’votoi Dritëroi, Pëllumbi: Proces demokratik
Në Lezhë nuk u votua, probleme në Sarandë dhe Shkodër. Rama: Zgjedhjet u zhvilluan normalisht. Harasani: Do kandidoj për kreun e PS në Tiranë
Nga Darina TANUSHI
Anëtarësia e PS-së, në të gjithë vendin, por edhe në Greqi e Itali votoi dje, për të zgjedhur rreth 880 delegatë të Kongresit të 5 nëntorit. Këtë proces e kanë bojkotuar një pjesë e deputetëve, të cilësuar si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama në PS: Kastriot Islami, Andis Harasani, Arben Malaj, megjithëse ky i fundit ka qenë i deleguar në Delvinë, në zonën e tij elektorale. Por mësohet se as ish-kryetari socialist Fatos Nano nuk ka votuar dje, në për të zgjedhur delegatët e Tiranës. Patriarku i PS-së, Dritëro Agolli nuk ka marrë pjesë dje, në votime. I kontaktuar me telefon, bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe anëtare e PS-së, Sadija tregon se çifti ka mbërritur vonë, nga Korça, ku shkrimtari mori titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i këtij qyteti. Për këtë arsye, ata s’kanë arritur të votojnë dje, për delegatët e Kongresit. Ndërkohë në të gjithë vendin, në përgjithësi procesi ka...
Në faqet 2-3
Shëmtia e protagonizmit
Opinioni i Ditës
Nga AHMET SHQARRI
Të bëhesh dikushi këtë duhet ta meritosh me punë dhe rezultate. Por, tek disa ndodh që duke qenë askushi, megjithatë...
Vijon në faqen 29
Shëmtia e protagonizmit
Aleanca e Plehut dhe gjeli majë plehut
Opinioni i Ditës
Nga EDI RAMA
Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë” tha Saliu...
Vijon në faqet 4-5
Aleanca e Plehut dhe gjeli majë plehut
Kozarë, si u shua një familje, e vërteta e vëllait “vrasës”
INTERVISTA/ Flet avokati i të akuzuarit për ekzekutim të katërfishtë
Në foto: Pamje nga masakra e Kozarës (djathtas) I akuzuari për vrasje, Luan Marra
Më 9 shkurt të vitit 2006 në fshatin Kozarë në afërsi të Kuçovës, u vra në shtëpi, kryefamiljari, gruaja shtatzënë dhe fëmija i tyre dy vjeçar. Vëllai i viktimës i akuzuari kryesor. Motivi marrëdhënia me të njëjtën femër brenda familjes
Avokati Bengasi: Luan Marra u keqtrajtua në polici dhe u detyrua të pranojë fajin. Albania e akuzës për xhelozi ra kur ADN-ja përcaktoi të atin e foshnjës. Tre gjykata e dënuan me burg përjetë, Kushtetuesja anulloi vendimet
Në faqet 6-7