25/07/2011
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 korrik 2011

MANIFESTI I TERRORISTIT

“Skënderbeu, heroi i kryqëzatave të krishtera” ZBARDHET DOKUMENTI ANTI-ISLAMIK 1.500 FAQE I NORVEGJEZIT QË VRAU 92 VETË Vrasësi Anders Breivik “çudit” me urrejtjen ndaj shqiptarëve: Ishin bashkëpunëtorë të nazizmit dhe të Al Qaedës. Greqia deportoi çamët pas Luftës së Dytë Botërore Vrasësit jo gjithmonë flasin. Shumë prej tyre zgjedhin të heshtin dhe druojnë megjithëse i nënshtrohen pyetjeve të hetuesve më të rreptë. Por, ka edhe ndryshe. Anders Breivik është aq i çmendur sa bën pyetje dhe i përgjigjet vetë. Një auto-intervistë e gjatë e terroristit norvegjez gjendet në internet si pjesë e një manifesti 1.500 faqesh ku glorifikohet krishterimi dhe përbuzën popujt myslimanë. Në këtë dokument... Vijon në faqet 6-7 Në foto: Terroristi norvegjez Anders Breivik me familjen e tij, (në mes) Faksimilie e faqes së parë së manifestit prej 1500 faqesh

Opinioni i Ditës Izraeli, një dashuri shtetërore e pakthyer

Opinioni i Ditës Një nga sëmundjet foshnjore të shtetit shqiptar, e cila vazhdon që nga themelimi i tij, është se Shqipëria bie shumë shpejt në... Vijon në faqen 29 Nga SHABAN MURATI Izraeli, një dashuri shtetërore e pakthyer

Mustafaj: Mënjanimi i Oketës, shenjë që PD është sëmurë rëndë

“PSE MUNGOVA NE KESHILLIN KOMBETAR” Mustafaj: Mënjanimi i Oketës, shenjë që PD është sëmurë rëndë Në faqen 3

Aleatët e Ramës: Nuk jemi shërbëtorë të socialistëve

KOALICIONI I MAJTË Në faqen 2

Babai vrasës: Nuk pendohem se ekzekutova tim bir

BERAT Babai vrasës: Nuk pendohem se ekzekutova tim bir Në faqen 10

Shfrytëzuan minorenen, një në pranga e një në kërkim

GJENDET 14-VJEÇARJA Në faqen 8

Tirana e sezonit të ri, nis sot lidhja e kontratave

FUTBOLL Në faqen 30

Censusi, “kombësia” hiqet nga formulari

Pyetja riformulohet: Cili është grupi etno-kulturor që ju i përkisni? Regjistrimi i popullsisë, pyetësori me 32 faqe. Informacion edhe për llojin e tualetit Shqiptarët do të duhet t’u përgjigjen rreth 40 pyetjeve, të formularit për regjistrimin e popullsisë. Thënë ndryshe, censusi i popullsisë dhe i banesave, sipas termave të caktuar në ligjin e miratuar, pikërisht në 7 korrik, nga parlamenti do të nisë në 1 tetor. Një pyetësor, prej 32 faqesh do t’i drejtohet çdo qytetari, për ta plotësuar, duke deklaruar edhe modelin e tualetit që përdor në shtëpi. Përkatësia etnike dhe besimi fetar, dy çështje të debatuara këto kohë dhe të kundërshtuara nga “Aleanca Kuq e Zi”, janë dy pyetjet përmbajtëse të këtij formulari, të... Vijon në faqen 4

RIBOTIM, 4 FAQE SPECIALE EKSODI, LISTA E PLOTË ME EMRAT E SHQIPTARËVE QË EMIGRUAN NË AMERIKË

Në faqet 22-25

Dje në “SETimes”

Popullariteti i serialeve televizive turke, nga Ballkani në Lindjen e Mesme, i ka sjellë Turqisë një audiencë ndërkombëtare, dhe është duke... Vijon në faqen 28 Nga CIGDEM BUGDAYCI Fuqia e butë e Turqisë