Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 1 dhjetor 2011

PERGJIMI I RYSHFETIT

“Numëroji ti paratë, se është sevap!” KORRUPSIONI, BURG PER DREJTORIN DHE ISH-DREJTORIN E GJIMNAZIT Dosja e prokurorisë, publikohen bisedat që dërguan pas hekurave personat që nxirrnin dëftesa false të shkollës së mesme për 2 milionë lekë të vjetra Nga KLODIANA LALA Zbardhet dosja e prokurorisë për korrupsionin me dëftesat e shkollave që dërgoi në pranga drejtorin e shkollës së mesme të Bashkuar “Jani Fullani” në Kraste, Bashkim Letin, ish-drejtorin Kadri Gjoni dhe Selim Levonja. Njësia e Specializuar Task Force pranë Prokurorisë së Tiranës, disponon dhjetëra biseda telefonike të përgjuara mes të pandehurve dhe personit A.Ç që denoncoi aferat korruptive. Kallëzuesi u tha hetuesve se kishte paguar 2 milionë lekë për tu pajisur me një diplomë shkolle të mesme. Nga hetimet rezulton se A.Ç ishte pajisur me një diplomë të rregullt të shkollës së mesme të Bashkuar “Jani Fullani” dhe kishte paguar shumën prej 2 mln lekësh. Më poshtë do të botojmë pjesë të dosjes së prokurorisë mbi të cilat hidhet dritë mbi veprimtarinë korruptive, që duket se do të lerë pas hekurave tre të dyshuarit. Dje, gjykata vendosi të lerë në qeli tre të dyshuarit, ndaj të ... Vijon në faqet 8-9
Klodiana Lala Bashkim Leti Kadri Gjoni Selim Levonja A.Ç Kraste Tiranë

Përtej përrallës nga e tanishmja

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA Vizita e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në Kosovë, krahas promovimit të librit, ishte edhe vizitë rutinë që bën shefi i partisë më të madhe shqiptare, ... Përtej përrallës nga e tanishmja Vijon në faqen 22
Dritan Hila Edi Rama Kosovë

Edi Rama: Takimi me Bregoviçin, Berisha-Meta na lidhën me serbët

Kreu i PS: Këngëtarit i tregova mikpritjen shqiptare Edi Rama: Takimi me Bregoviçin, Berisha-Meta na lidhën me serbët (Në foto:) Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama dhe këngëtari Goran Bregoviç. Ilir Meta dhe presidenti serb, Boris Tadiç “PS ka një marrëdhënie tradicionale me PDK, që zë fill nga lufta. PS në qeveri ka qenë një partner i afërt i UÇK-së dhe kemi një histori të përbashkët suksesi” “Kosovarët nuk duhet ta harrojnë që pa një socialist të madh në komandë, Kosova nuk do të ishte çliruar. Tony Blair dhe Bill Clinton udhëhoqën luftën” Në faqen 2
Edi Rama Boris Tadiç Ilir Meta Bill Clinton Kastro Zizo Tiranë Kosovë

Gorbaçov: Ka optimizëm, por jeni larg asaj që miqtë tuaj presin

VIZITA NE TIRANE Gorbaçov: Ka optimizëm, por jeni larg asaj që miqtë tuaj presin Në faqen 3
Gorbaçov Tiranë

Tmerri, vritet babai dhe i pritet fyti djalit 3 vjeç

SHQIPTARET NE GREQI Tmerri, vritet babai dhe i pritet fyti djalit 3 vjeç Në faqen 17
Greqi