Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 6 Janar 2012

NAFTA NË JON

STUDIMET E MINISTRISË SË ENERGJISË ZBARDHIN ARSYET E PAKTIT DETAR NAFTA NË JON Zbulohen hartat e qeverisë greke Krahasimi i hartave tregon se në pjesën që do “t’i falë” Athinës me paktin për kufijtë, përballë brigjeve tona, ka vendburime të pasura të naftës e gazit Nga THIMI SAMARXHIU Gjithmonë e më shumë dalin në dritë fakte të reja se qeveria greke ka pasur qëllime të qarta në ndarjen e kufijve detarë me Shqipërinë, për të përfituar sa më shumë në kurriz të Republikës së Shqipërisë. Referuar dokumenteve dhe hartave të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë provohet se një pjesë e territorit të shumë përfolur, i cili në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverive greke dhe shqiptare, ishte në vendburim nafte. Këtë gjë, pala greke e ka ditur që në vitin 1984, ku janë kryer dhe studimet në të gjithë pjesën e bregdetit perëndimor të Greqisë dhe në zonën rreth ishullit të Korfuzit. Gjithashtu, brenda të njëjtit territor, nga studimet e kryera nga pala greke është evidentuar dhe vendi i përshtatshëm për hapjen e pusit të naftës. Këto përfundime dalin pas krahasimit të dy hartave, asaj të Ministrisë dhe hartës së ndarjes... Vijon në faqen 9
Thimi Samarxhiu Jon Athinë Shqipëri Greqi Korfuz

Sfidat e brendshme të qeverisjes me 2012

Opinioni i Ditës Pas fjalimeve tangente në një shkrim të mëparshëm për arritjet dhe sfidat e politikës së Jashtme të institucioneve të shqiptarëve të Ballkan,... Nga ALFRED CAKO Pas i folëm tangjent në një shkrim të mëparshëm për arritjet dhe sfidat e politikës së Jashtme të institucioneve të shqiptarëve të Ballkan,... Sfidat e brendshme të qeverisjes me 2012 Vijon në faqen 23
Alfred Cako Ballkani

Ndoci: Rona Nishliu nga Mitrovica, fitimi i Festivalit, një gjest politik

INTERVISTA/ “Ja pazaret në garat ku kam konkuruar” Ndoci: Rona Nishliu nga Mitrovica, fitimi i Festivalit, një gjest politik (Në foto): Këngëtari Frederik Ndoci. Këngëtarja kosovare Rona Nishliu, fituesja e festivalit të RTSH Këngëtari i njohur: Çmimi i parë ishte i merituar, me një muzikë të mirë dhe një zë perfekt. Festivali i sivjetshëm ishte më pozitiv se ai i një viti më parë “Në vitin 1990, një kompozitor më ofroi këngën e tij dhe më tregoi se e kishte blerë me marka çmimin e parë. Më 1989 më tha mos i ngre dy gishtat në skenë” Në faqet 20-21
Frederik Ndoci Rona Nishliu Mitrovicë

SOT PRETENCA E METËS, PRIFTI: NXJERR VIDEO PËR VJEDHJE TË REJA

KREU I LSI: ÇËSHTJE ORDINERE SOT PRETENCA E METËS, PRIFTI: NXJERR VIDEO PËR VJEDHJE TË REJA Në faqen 5
Meta Prifti

Matura, publikohen programet për 40 lëndë

PROVIMI ORIENTUES Matura, publikohen programet për 40 lëndë Në faqet 14-16

Mehdi Pogaçi: Pensionet, ja efektet e ligjit të ri

USHTARAKËT: MBROJTJA S'U KONSULTUA ME NE USHTARAKËT: MBROJTJA S'U KONSULTUA ME NE Mehdi Pogaçi: Pensionet, ja efektet e ligjit të ri Në faqen 6
Mehdi Pogaçi