09/01/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 janar 2012

“9 JANARI U HARRUA”

TRAGJEDIA KU U MBYTEN 26 PERSONA, TË AFËRMIT: DREJTËSIA S’BËRI ASGJË TRAGJEDIA KU U MBYTEN 26 PERSONA, TE AFERMIT: DREJTESIA S’BERI ASGJE “9 JANARI U HARRUA” Familjet e viktimave: Shteti na zhgënjeu Kreu i shoqatës: PD-ja na premtoi zbardhjen e çështjes. Ish-kreu i “MJAFT”, Erjon Veliaj: Si e rrethuam kryeministrinë me fashë të zezë me të rinjtë në vitin 2004 Nga BRIKENA SHLLAKU Tragjedia e madhe e 9 Janarit të 2004-ës në Vlorë po kërkohet që të harrohet nga të gjithë, si nga opozita ashtu dhe pozita. Jemi më të fyer, më të poshtëruar dhe më të zhgënjyer se kurrë”. Kështu deklaruan dje familjarët e viktimave, të cilët që prej 8 vitesh vazhdojnë të kërkojnë trupat e zhdukur; ende kërkojnë përgjegjësinë zbardhjen e plotë të ngjarjes që vijon të mbetet e mbuluar me mister. “Janë nepërkëmbur lotët dhe dhimbja e nënave e baballarëve, grave dhe fëmijëve, për njerëzit e tyre të zemrës që u mbytën dhe u zhdukën në ujërat e detit Jon. Loti ynë ka rënë në tokë dhe është shkelur nga vetë shteti”, - pohon kryetari i Shoqatës së Tragjedisë së 9 Janarit, Nikoll Mhillaj. Ai deklaron se është absurde heshtja dhe premtimet boshe të qeveritarëve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Sipas Mhillajt, drejtësia duhet të vihet në vend, duke vënë në pranga dhe dënuar përgjegjësit... Vijon në faqet 2-3

Video, eksperti amerikan u pagua 5 mijë USD, shqiptarët 35 mijë USD

“Meta-Prifti”, ja kush i shlyen faturat e specialistëve (Në foto): Ekspertët e videos “Meta-Prifti”, duke dalë nga Gjykata e Lartë Ekspertiza shqiptare mbi videopërgjimin në Gjykatën e Lartë kushtoi 3.5 milionë lekë të reja, paratë do të paguhen nga Ilir Meta ose prokuroria Vendimi përfundimtar për ish-zv/kryeministrin do të shpallet më 16 janar. Prokuroria: Halilaj mohoi miqësinë, por komunikoi 192 herë me Metën Në faqen 5

Obama mbyll kapitullin e 11 shtatorit

Dje në “Washington Post” EDITORIAL Dje në “Washington Post” EDITORIAL Kur i pyet zyrtarët e administratës së Presidentit Barak Obama që të shpjegojnë axhendën e politikës së jashtme për vitin 2012, ata fillimisht përmendin buxhetin e mbrojtjes.... Obama mbyll kapitullin e 11 shtatorit Vijon në faqen 20

Francë - Turqi, një krizë e evitueshme

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Leximi i ndryshëm i historisë së marrëdhënieve mes dy shteteve fqinjë gjithmonë ka shkaktuar dhe do të shkaktojë probleme... Francë - Turqi, një krizë e evitueshme Vijon në faqen 21

Pacienti djeg veten, burg infermierit të psikiatrisë

SHKAKU, ÇAKMAK NE DHOMEN E IZOLIMIT Në faqen 8

“RE:FRESSH”, slogani në përvjetorin e forumit të PS

PAS 20 VITESH Në faqen 4

Projekti, lëndë me zgjedhje edhe në 9-vjeçare

REFORMA NE ARSIM Në faqen 9

Importuesit: Nafta, faji i shtetit dhe i bursës

RRITJA E ÇMIMIT, FLASIN GROSISTËT RRITJA E ÇMIMIT, FLASIN GROSISTËT Importuesit: Nafta, faji i shtetit dhe i bursës Në faqen 7

Programi orientues për matematikën e thelluar

MATURA SHTETËRORE MATURA SHTETERORE Programi orientues për matematikën e thelluar Në faqen 11

“CENSURA MBI MEHMET SHEHUN NE ‘ZP’, NJE MUAJ PARA VDEKJES”

GAZETARI: PRAPASKENAT NE REDAKSI Albert Zhola “ZP,, “18, 17 apo 16 kryeredaktorë?” - Shtime dhe ...[?] “CENSURA MBI MEHMET SHEHUN NE ‘ZP’, NJE MUAJ PARA VDEKJES” Në faqet 14-15