25/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 dhjetor 2012

EMERIMET NE DIPLOMACI

ZV/KRYEMINISTRI I PERGJIGJET AKUZAVE TE PRESIDENTIT PER AMBASADORET EMERIMET NE DIPLOMACI Haxhinasto, Topit: I bëjmë sipas ligjit Kreu i shtetit deklaroi se ka refuzuar emërimet e disa të katapultuarve nga politika. Shefi i diplomacisë: Nuk i çon MPJ propozimet, por kryeministri. Emrat kalojnë edhe në parlament

Nga VALENTINA MADANI Qeveria është e bindur se ka respektuar ligjin në rastin e emërimeve të ambasadorëve në botë, duke hedhur poshtë akuzat e Presidentit se është tejkaluar në ambasadorët politikë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, në një prononcim dje për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se çdo propozim për ambasador të Republikës së Shqipërisë i është nënshtruar procedurave ligjore dhe në asnjë rast nuk ka vend për spekulime. “Në rastin e emërimeve kemi zbatuar ligjin. Nuk është Ministria e Jashtme ajo që çon kandidaturat te Presidenti. MPJ i propozon tek Kryeministri, i cili kandidaturat i përcjell Presidentit, ndërkohë që kandidatura miratohet nga Komisioni parlamentar i jashtëm. Pra flitet për kandidatura që i kanë kaluar të gjitha këto hallka sipas ligjit. Kjo procedurë është e shkruar qartë në ligj”, - deklaroi z. Haxhinasto. Kreu i shtetit ka refuzuar disa nga kandidaturat e qeverisë për ambasadorë... Vijon në faqen 3

Teuta Hoxha: Enveri i lajthitur? E vërteta e videos në vitin 1985

INTERVISTA/ “Manipulim flagrant në librin e Fevziut” (Ne foto): Enver Hoxha me djalin Ilir e nusen Teuta në fillimvitin 1985, ku e reja ishte shtatzënë në pritje të djalit të tretë Arkivat/ Zbardhen pjesë nga procesverbali i mbledhjes 2 muaj para vdekjes së Enver Hoxhës, ku ai shfaqet në video me destabilitet mendor “Kush po i bën gjithë këto falsifikime me materiale dokumentare të Enverit? Sot, falsifikohet Enver Hoxha, por nesër do të falsifikohet historia” Në faqen 6-7

PLUMB KOKËS, POLICI PLAGOSET NË PRANI TË DJALIT 12-VJEÇAR

OFICERI I RRUGORES, RENDE NE SPITAL Në faqen 4

Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore

Urimi për Festën Nga ANASTAS JANULLATOS Kapërcimi së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje dhe mendja më e guximshme nuk... Vijon në faqen 13 Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore

“Alo, Bashkimi?”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Nëse dëshiron të dish cili është raporti ynë i lirisë: Qytetar-media, pushtet- opozitë, pluralizëm-monizëm, parti-kryerë, ligje-halle vetjake... Vijon në faqen 16 “Alo, Bashkimi?”

Rama, festë në Korçë me Lindën, Rean dhe Gregun

KRISHTLINDJET Në faqen 2

Grupi kriminal, frymëzim nga filmi francez

BANDA “B13” Në faqen 11

“Tursun Beu”, si e shihnin osmanët Skënderbeun

SOT NE “MILOSAO” Suplement

GAZETA SHQIPTARE njofton lexuesit se për arsye teknike kalendari 2012 nuk është sot në treg. Duke ju kërkuar ndjesë, ju ftojmë ta blini atë nesër, më 26 dhjetor

GAZETA SHQIPTARE njofton lexuesit se për arsye teknike kalendari 2012 nuk është sot në treg. Duke ju kërkuar ndjesë, ju ftojmë ta blini atë nesër, më 26 dhjetor

Uròn gjithë besimtarët e krishterë GEZUAR KRISHTLINDJEN

GAZETA SHQIPTARE Uròn gjithë besimtarët e krishterë GEZUAR KRISHTLINDJEN