10/01/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 janar 2012

VIDEO //PRIFTI-BEQIRAJ//

Ish-ministri dyshohet për korrupsion, filmoi veten me zv/ministrin ISH-MINISTRI DYSHOHET PER KORRUPSION, FILMOI VETEN ME ZV/MINISTRIN VIDEO //PRIFTI-BEQIRAJ// Prokuroria shtyn 1 muaj afatin e hetimit Firma e hetuesve në dosjen e Priftit do të hidhet pas vendimit të Gjykatës së Lartë për Ilir Metën. Deputetit iu hoq imuniteti me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme Nga KLODIANA LALA Fati i Dritan Priftit do të vendoset pasi Gjykata e Lartë të shqiptojë verdiktin e saj, për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i cili rrezikon të dënohet me burg e gjobë për korrupsion aktiv. Prokuroria e Përgjithshme, e cila prej muajsh po heton për korrupsion ish-ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Prifti si dhe ish-numrin dy të dikasterit, Leonard Beqiraj, vendosi të firmosë për zgjatjen e hetimeve edhe për një muaj. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë institucionit qendror të akuzës, sipas të cilëve prokurorët Bujar Sheshi dhe Anila Leka, u kanë komunikuar avokatëve të Priftit dhe Beqirajt, vendimin për shtyrjen e afatit hetimor. Përgjatë kësaj kohe, prokuroria pritet të kryejë dhe disa veprime të tjera hetimore dhe më pas të vendosë nëse do të verë nën akuzë dy ish-drejtuesit e METE-s, apo të pushojë çështjen. Prifti dhe Beqiraj po hetohen për... Në faqen 9

Komunikimi si thelb i integrimit

Opinioni i Ditës Nga RUDINA HOXHA Shumëkush mund ta dijë historinë me origjinë gjermane të Rumpelstiltskin[it], që më erdhi në mendje në një nga këto ditë jo më kot. .... Komunikimi si thelb i integrimit Vijon në faqen 22

Lamtumirë Xhevat Hana!

Opinioni i Ditës Nga ARTAN HOXHA Lamtumirë Xhevat Hana! Ky është lajmi më i keq në këtë fillim viti për drejtësinë shqiptare. Xhevat Hana nuk ishte një superprokuror,... Lamtumirë Xhevat Hana! Vijon në faqen 23

Presioni grek, bashkia e Himarës “zhduk” Pirro Dhimën si shqiptar

Peshëngritësi u hoq nga lista e njerëzve të shquar të qytetit (Në foto): Faqja zyrtare e Bashkisë së Himarës para dhe pas akuzave për vendosjen e Pirro Dhimës si një ndër njerëzit e shquar të këtij qyteti Nacionalistët grekë reaguan pasi në faqen e internetit të bashkisë shkruhej se fëmijët e Pirro Dhimës kishin gjak shqiptar. Krahas tij renditej edhe emri i Petro Markos Konsulli grek Kotraqi viziton bashkinë e Sarandës. Dule e Bollano sot në Athinë takojnë ministrin e jashtëm. Diskutohet censusi dhe të drejtat e minoritetit Në faqen 7

SHBA: PROCEDURA E RE ME PASAPORTAT QE DO TE SKADOJNE NE MARS

AMBASADA: Ç'NDODH ME VIZAT EKZISTUESE Në faqen 8

Biberaj: Gati programi, do të krijojmë partinë e re

ISH-DEPUTETI: JEMI NE QENDREN E DJATHTE Në faqen 3

Papunësia, 36 mijë të regjistruar vetëm në 2011

143 MIJE NE LISTE PRITJE Në faqen 10

“21 janari” / PS: Homazhe aty ku u vranë 4 protestues

NJE VIT PAS TRAGJEDISE Në faqen 4

Specialisti: Gjoba e lartë nuk e shmang aksidentin

GEZIM HOXHA: 290 VIKTIMA GJATE 2011 Në faqen 13

“Nusen ma vranë mjekët, e lanë vetëm fill pas lindjes”

VJEHRRA E 22-VJEÇARES Në faqen 16