Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 11 Nëntor 2011

VELLAI I DEPUTETIT

DREJTORI I POLICISE, BURGAJ: DYSHOHET PER TRAFIK DROGE VELLAI I DEPUTETIT Altin Isaraj kapet me kokainë në Greqi Familjari i deputetit Arben Isaraj arrestohet bashkë me një person tjetër nga policia e vendit fqinj. I kapet një sasi droge, dyshohet si pjesë e rrjetit Nga KLODIANA LALA Arrestohet në Greqi Altin I.Saraj. Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Arben Isaraj, dyshohet për akuzën e trafikut të drogës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit. I pyetur nga “GSH”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, konfirmoi faktin se Altin Isaraj është arrestuar nga autoritetet greke pasi dyshohet për akuzën e trafikut të drogës. Burgaj nuk bëri asnjë koment të mëtejshëm lidhur me arrestimin e Isarajt, një emër ky i skeduar që herët nga policia shqiptare. Burime të besuara të “GSH” thanë se Isaraj dyshohet për trafik kokaine dhe bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër, po shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk u bë i ditur. Altin Isaraj nuk është një personazh i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 1995, ai u akuzua se në bashkëpunim me Artan Manarin dhe Artan Muçën, ekzekutuan Altin Celmetën dhe plagosën dy persona të tjerë. Në vitin 2007, Isaraj është ndaluar .... Vijon në faqen 9
Altin Isaraj Arben Isaraj Klodiana Lala Hysni Burgaj Artan Manarin Greqi

Edi Rama: Sherri me Tanin e “TOP”-it për traun tek Liqeni

“2 ditë para vdekjes, ma ndaloi Ferrarin tek këmbët” (Ne foto:) Kryetari i PS-së, Edi Rama duke dhënë autografe në panair. Themeluesi i “Top Media”, Dritan Hoxha Kujtimet e kryetarit të PS-së në librin “Kurban”: Vdekja e Tanit ka qenë një nga momentet e mia më të këqija të njëmbëdhjetë viteve të fundit “Për të, Ferrari apo Bentley ishin skulptura vrapuese. Më kërkoi telekomandë për pedonalen tek Blloku. Ikja e parakohshme e tij do të mbetet mister” Në faqet 6-7
Edi Rama Dritan Hoxha Tani Liqeni Blloku

Dje në “The Wall Street Journal”

Ata që nuk mund ta kujtojnë të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin atë”, ka thënë filozofi George Santajana. Në rastin e Kombeve të ... Vijon në faqen 25
George Santajana