Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 16 Shtator 2012

FILMI ANTI-ISLAMIK

KOMUNITETI MYSLIMAN: ATENTATI NE LIBI, NGUSHELLIME AMERIKANEVE Imami i Shkodrës: Ndihemi të fyer Muhamed Sytari: Ata që dje u përpoqën ta vrasin pejgamberin, sot e luftojnë me filma. E nisën me karikatura dhe tani po përdorin forma të reja Ata që dje u përpoqen ta vrasin a ta përndjekin profetin Muhamed a.s. sot po e luftojnë me filma. Por ato janë filmat e turpit të tyre”. Kjo ka qenë deklarata e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e mbajtur së shumasi në Medresenë e djemve në Shkodër. Në fjalën e tij myftiu i Shkodrës, krahas urimeve dhe këshillave për nxënësit e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka bërë edhe një ndalesë në lidhje me temën e ditëve të fundit që ka të bëjë me protestat në vendet arabe kundër shfaqjes së filmit amerikan “Innocence of Muslims” me karakter antiislamik. Ky film ka sjellë reagime të ashpra në disa vende të botës islame, sidomos në Libi ku mbeti i vrarë në një atentat ambasadori amerikan në Tripoli. Sipas Sytarit, një film i tillë është një fyerje ndaj besimeve fetare. “Ata që vendosën të prekin pejgamberin a.s. kanë fyer të gjithë besimtarët myslimanë kudo që janë... Vijon në faqen 12
Muhamed Sytari Libi Shkodër Tripoli

Partitë dhe demokracia në Shqipëri

Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO Të gjithë dhe pak a shumë se si 1 ra në vitet ‘90 të rendi politik-ekonomik botëror i vendosur informalisht në Jaltë e më pas i zyrtarizuar nga Konferenca... Partitë dhe demokracia në Shqipëri Vijon në faqen 10
Alfred Cako Shqipëri Jaltë

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Ilir Xhakjas, rrëzoi dënimin me burg

“I forti” u dënua me 3 vjet për armë pa leje më 2004 (Në foto): Ilir Xhakja në momentin e arrestimit në vitin 2007. Automatiku i gjetur në makinën e Xhakjas. Faksimile e vendimit të Kushtetueses I akuzuari për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut u dënua nga Gjykata e Lartë pasi iu kapën 3 automatikë, 1 pistoletë dhe rreth 500 fishekë Kushtetuesja e quajti anti-kushtetues vendimin e gjykatës së Lartë për arsyen sepse ai ishte dënuar në mungesë dhe avokati i tij s’ishte njoftuar Në faqet 2-3
Ilir Xhakja Shijak

Fituesit në universitete, si do të bëhet regjistrimi

ZBARDHET I PLOTE UDHEZIMI I MASH Në faqen 6

“Kishim urdhër mbrojtjeje, por policia e neglizhoi”

PAS KRIMIT NE POGRADEC “Kishim urdhër mbrojtjeje, por policia e neglizhoi” Në faqen 7
Pogradec