22/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 dhjetor 2012

NUMRAT E CENSUSIT

REGJISTRIMI I POPULLSISE: ME SHUME MESHKUJ, SE FEMRA 33% e shtëpive janë të pabanuara Publikohen rezultatet e numërimit. Pasojat e emigracionit, Shqipëria tkurret në 2.8 milionë nga 4.1 milionë banorë. Edi Rama: Pasojat e papunësisë Nga LORENC RABETA Bazuar në të dhënat paraprake të Censusit të Popullsisë dhe të Banesave 2011, të publikuara dje nga Instituti i Statistikave rezulton se popullsia e Shqipërisë është aktualisht 2,831,741 banorë. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Sipas Institutit, supozohet që shkaket kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Një tjetër e dhënë shumë domethënëse, që bashkë me numrin e popullsisë është komentuar nga aktorët politikë e shoqërorë në vend, ka të bëjë me faktin që për herë të parë në Shqipëri pjesa më e madhe e popullsisë është vendosur në qytete, e jo më në fshatra. “Për herë të parë në historinë e censusëve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, Vijon në faqet 2-3

Fevziu: Nano president, jam i djathtë dhe Berishën e kam mik

INTERVISTA/ “Bamir Topin nuk e kam vlerësuar kurrë” (Në foto): Kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nano në promovimin e librit të Blendi Fevziut “Në vitin 2002 kur kam shkuar për të biseduar për debatin televiziv Nano-Berisha ka qenë një gjë krejt spontane si shumë gjëra në jetën time” “Vdekja e Enverit ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme. Me Edi Ramën komunikoj me telefon dhe sms. E ftova të vinte në promovimin e librit” Në faqet 18-19

DOKUMENTI I CIA NE SHKURT '90: PERPLASJA BRENDA BYROSE SE PPSH

EKSKLUZIVE/ RAPORTI SEKRET Në faqen 9

“Esat Pasha do bindte çamët të pranonin administrimin grek”

HISTORIANIA LEDIA DUSHKU Në faqen 20

Shkarkimi i 48 mësuesve, prokuroria nis hetimet

PUBLIKIMI NE “GSH” I SKANDALIT NE KAMEZ Në faqen 12

Mesazhet që erdhën nga promovimi i një libri

Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO Shtypi im do të ketë njejqnë? Skrahe, si ato të përëndisë Uish- nu dhe këto krahë do të vendosin për çfaredolloj opinioni në vend. Do të jenë të gjithë... Mesazhet që erdhën nga promovimi i një libri Vijon në faqen 23

Edi Rama: Dëmshpërblimi, plan për të përndjekurit

PROGRAMI I PS Në faqet 4-5

Hysni Burga: Djegia e Isa Çopës, presim ekspertizën

OFICERI I SHISH Në faqen 16

Vikena Kamenica bëhet nënë, e quan vajzën Krista

“DHURATA” E FESTAVE Në faqen 26

Mehmet Elezi: Si i njoha Nexhmijen dhe Lenka Çukon

“AKUZA PSE PERKRAHA ZOGAJI?!”/ LANI Në faqet 14-15