25/12/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 dhjetor 2012

EMËRIMET NË DIPLOMACI

ZV/KRYEMINISTRI I PËRGJIGJET AKUZAVE TË PRESIDENTIT PËR AMBASADORËT EMËRIMET NË DIPLOMACI Haxhinasto, Topit: I bëmë sipas ligjit Kreu i shtetit deklaroi se ka refuzuar emërimet e disa të katapultuarve nga politika. Shefi i diplomacisë: Nuk i çon MPJ propozimet, por kryeministri. Emrat kalojnë edhe në parlament

PLUMB KOKËS, POLICI PLAGOSET NË PRANI TË DJALIT 12-VJEÇAR

OFICERI I RRUGORES, RENDE NË SPITAL Në faqen 4

Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore

Urimi për Festën Nga ANASTAS JANULLATOS Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazh themelor i të kremtes së madhe që feston sot bota e krishterë. Madje dhe mendja më e guximshme nuk... Vijon në faqen 13

“Alo, Bashkimi?”

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI “Nëse dëshiron të dish cili është raporti ynë i lirisë: Qytetar-media, pushtet- opozitë, pluralizëm-monizëm, parti-krye, ligje-halle vetjake... Vijon në faqen 16 “Alo, Bashkimi?”

Rama, festë në Korçë me Lindën, Rean dhe Gregun

KRISHTLINDJET Në faqen 2

Nga VALENTINA MADANI Qeveria është e bindur se ka respektuar ligjin në rastin e emërimeve të ambasadorëve në botë, duke hedhur poshtë akuzat e Presidentit se është tejkaluar në ambasadorët politikë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, në një prononcim dje për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se çdo propozim për ambasador të Republikës së Shqipërisë i është nënshtruar procedurave ligjore dhe në asnjë rast nuk ka vend për spekulime. “Në rastin e emërimeve kemi zbatuar ligjin. Nuk është Ministria e Jashtme ajo që çon kandidaturat te Presidenti. MPJ i propozon tek Kryeministri, i cili kandidaturat i tek Presidenti, ndërkohë që kandidatura miratohet nga Komisioni parlamentar i jashtëm. Pra flitet për kandidatura që i kanë kaluar të gjitha këto hallka sipas ligjit. Kjo procedurë është e shkruar qartë në ligj”, - deklaroi z. Haxhinasto. Kreu i shtetit ka refuzuar disa nga kandidaturat e qeverisë për ambasadorë... Vijon në faqen 3

Teuta Hoxha: Enveri i lajthitur? E vërteta e videos në vitin 1985

INTERVISTA/ “Manipulim flagrant në librin e Fevziut” ( Në foto): Enver Hoxha me djalin Ilir e nusen Teuta në fillimvitin 1985, ku e reja lështe shtatzënë në pritje të djalit të tretë Arkivat/ Zbardhen pjesë nga procesverbali i mbledhjes 2 muaj para vdekjes së Enver Hoxhës, ku ai shfaqet në video me destabilitet mendor “Kush po i bën gjithë këto falsifikime me materiale dokumentare të Enverit? Sot, falsifikohet Enver Hoxha, por nesër do të falsifikohet historia” Në faqen 6-7

Grupi kriminal, frymëzim nga filmi francez

BANDA “B13” Në faqen 11

“Tursun Beu”, si e shihnin osmanët Skënderbeun

SOT NË “MILOSAO” Suplement

GAZETA SHQIPTARE

njofton lexuesit se për arsye teknike kalendari 2012 nuk është sot në treg. Duke ju kërkuar ndjesë, ju ftojmë ta blini atë nesër, më 26 dhjetor

GEZUAR KRISHTLINDJEN

GAZETA SHQIPTARE Uron gjithë besimtarët e krishterë GEZUAR KRISHTLINDJEN