Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 29 Korrik 2012

PËRMARKAJT: INA RAMA, NDIHME TË DORËZOHEMI

MASAKRA E PUKËS/ VËLLAI I AUTORËVE: HETIM NGA KRIMET E RËNDA Pashk Përmarkaj: Hetim i paanshëm, s’kemi besim te Prokuroria e Pukës. I kemi bërë kërkesë prokurores së Përgjithshme, s’kemi marrë përgjigje (Në foto:) Pashk Përmarkaj duke folur për Gazetën. Vendi ku ndodhi masakra në Qelëz të Pukës Në faqen 7
Pashk Përmarkaj Lul Berishës Pukës Qelëz

Nevoja për një gazetari investigative

Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO Nga leximi i titullit, dikush mund të nxjerrë buzët e të thotë se janë këto tema pa peshë për ne lexuesit!? Në fakt unë mendoj se është plotësisht e kundërta.... Nevoja për një gazetari investigative Vijon në faqen 12
Alfred Cako

Votojeni, pash Zotin!

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA A është pengesë imuniteti i deputetëve dhe gjyqtarëve shqiptarë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian? Jo. Nuk është.... Votojeni, pash Zotin! Vijon në faqen 13
Dritan Hila

“Rroga 16 mijë lekë e Enverit i dorëzohej në dorë Nexhmijes”

DOSSIER/ Flet Sulo Gradeci “Procedurat e veçanta për blerjet, ilaçet futeshin në kasaforta dore” Nga FATOS VELIU Vijon dëshmia e panjohur e shefit të sigurimit personal të Enver Hoxhës. Në këtë intervistë të radhës Sulo Gradeci për herë të parë hedh dritë mbi atë çka ndodhte në të vërtetë në shtëpinë e kreut të shtetit komunist. Si bëhej sigurimi i banesës së tij dhe detyrat e oficerëve... Në faqet 8-9
Sulo Gradeci Fatos Veliu Enverit Nexhmijes Enver Hoxhës

Kalaja ilire e Preshevës, si po serbizohet

REPORTAZH/ Konvertimi i emrit të monumentit në Luginë, tani quhet “Kalaja e Markut” Ambasadori në Serbi, Shpëtim Caushaj: Mjaft ksenofobisë ndaj shqiptarëve Nga FATMIRA NIKOLLI Lugina e Preshevës, një rajon i banuar historikisht nga shqiptarë përfshin tri komuna(bashki), Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Mendohet se në të jetojnë rreth 50-70 mijë shqiptarë por shifra nuk është e sigurt, për shkak se ata nuk morën pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë të bërë në Serbi. Aktualisht këto tri qytete janë të vetmet që kanë mbetur nën shtetin serb, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe ndarjes së ish-Jugosllavisë në fillimin e viteve 1990. Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndjehen sot peng i bisedimeve Prishtinë-Beograd. Përplasjet mes dy shteteve bien mbi ta. Barrën e rëndë të të jetuarit në tokën e tyre por në një shtet të huaj e ndajnë sot me ne.... Në faqet 10-11
Fatmira Nikolli Luginë Preshevës Serbia Preshevën Bujanocin