SHKARKIMET NE USHTRI
SHOQATA E USHTARAKEVE: REFORMA QE FLET ARBEN IMAMI, E PAQARTE
PS: Ikin 10.500 vetë. Pogaçi: Pensionet ulen 27%
SHOQATA E USHTARAKEVE: REFORMA QE FLET ARBEN IMAMI, E PAQARTE
SHKARKIMET NE USHTRI
PS: Ikin 10.500 vetë. Pogaçi: Pensionet ulen 27%
Ministri i Mbrojtjes paralajmëroi 800 shkurtime. Nënkryetari i komisionit të Sigurisë: Viti 2011, më i zymti për Forcat e Armatosura pas vitit ’97. Shqipëria, sot ka mbetur zyrtarisht pa kufinj
Kreu i “Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë”, Mehdi Pogaçi, në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se reforma në ushtri e paralajmëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami nuk është fatkeqësi. Por ai shton se “ajo që na shqetëson, është fati i këtyre ushtarakëve për shkak të pensioneve shume të ulta që ata marrin, duke mos qenë në gjendje të mbajnë e ushqejnë dot as veten dhe as familjet e tyre”, shprehet ai. Z.Pogaçi, dy ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami paralajmëroi një reformë në ushtri shqiptare, që sipas tij parashikon “eliminimin e strukturave parazitare” e për pasojë “lirimin e 800 vetëve”. Si e komentoni ju këtë nismë? Është apo jo e nevojshme kjo reformë në gjykimin tuaj? Natyrisht, për aq sa ka pasqyruar media, prononcimet e Ministrit të Mbrojtjes nuk janë fort të qarta. Askush nuk arrin të kuptojë se çfarë reforme do të ketë, sa e thellë do të jetë,....
Vijon në faqet 2-3