Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 1 Nëntor 2011

DJALI I FATMIR XHINDIT

DEPUTETJA E PS, ANETARE E KESHILLIT MBIKEQYRES TE BANKES SE SHQIPERISE DJALI I FATMIR XHINDIT “Unë deputet i PS”, ikën Ermelinda Meksi Flet Aurel Xhindi: Hyj në parlament, lajmin ma dhanë deputetët e Fierit. PD propozon Dhori Kulen për në Bankën e Shqipërisë, ndërsa LSI-ja Ela Golemin Nga DARINA TANUSHI Djali i deputetit të vrarë, socialistit Fatmir Xhindi pritet të zërë vendin e Ermelinda Meksit, në Kuvend. Deputetët e PS-së kanë mbledhur dje, firmat për të propozuar ish-ministren e Integrimit, Meksi për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, që do të thotë se në rast të miratimit nga Kuvendi, Meksi duhet të lërë mandatin e deputetes. Rrjedhimisht, në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Fierit, këtë mandat do ta marrë Anduel Xhindi, djali i deputetit të qarkut të Fierit që u vra 2 vjet më parë, në prag të fushatës për zgjedhjet e vitit 2009. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Anduel Xhindi shprehet se: “Jam informuar pjesërisht për këtë propozim, nga deputetë të qarkut të Fierit”. Kandidati për deputet nuk ka pranuar të shprehet më shumë, në pritje që vendimi të jetë zyrtar. Ndërkohë, burimet nga grupi i PS-së thanë se kandidatura e Ermelinda Meksit ishte e vetmja.... Vijon në faqen 7
Aurel Xhindi Fatmir Xhindi Ermelinda Meksi Dhori Kule Ela Golemi Fier

Po Konventës, jo të konvertuarve!

Opinioni i Ditës Opinioni i Ditës Tepranosh të jesh palë në Konventën Kuadër të KiE për Pakicat Kombëtare nuk i mjafton të nënshkruash dhe ta ratifikosh atë. Duhet që ajo të zbatohet me korrektësi... Nga DR. PËRPARIM KABO Po Konventës, jo të konvertuarve! Vijon në faqen 23
Përparim Kabo

Jakup Krasniqi: Despoti Ahmet Zogu, ja si i vrau intelektualët

Ekskluzive/Kryeparlamentari i Kosovës: Diktatorë e servilë (Në foto:) Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Ish-mbreti Ahmet Zogu “Diktatorët nuk janë “vullnet” i Zotit, por kultivuesit e diktatorëve janë njerëzit që i rrethojnë dhe këta e bëjnë për interesa meskine” “Me vendosjen e ‘diktaturës së proletariatit’, popujt e Ballkanit shpresuan se do të vendosej pushteti i punëtorëve dhe i fshatarëve” Në faqen 25
Jakup Krasniqi Ahmet Zogu Kosovë Ballkani

EKSPERTET NE GJYKATE: VIDEO “META-PRIFTI” NUK ESHTE ORIGJINALE

ISH-MINISTRI: ATA TURPERUAN VENDIN EKSPERTET NE GJYKATE: VIDEO “META-PRIFTI” NUK ESHTE ORIGJINALE Në faqet 2-3
Meta Prifti

Berisha: Ligji i plehrave u kthye për motive politike

KUVEND, RREZOHET DEKRETI I TOPIT Berisha: Ligji i plehrave u kthye për motive politike Në faqen 4
Berisha Topit

Dje në “The Independent”

Dje në “The Independent” Një turmë njerëzish me vështrim kërkues, po qëndron në majë të gjisterinjve pranë mureve mbi dy metërshë. Në anën tjetër, një tendë e gjelbër... Vijon në faqen 22

Filologjiku, emrat e 700 fituesve të “part-time”

UNIVERSITETI Filologjiku, emrat e 700 fituesve të “part-time” Në faqen 15