13/11/2012
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 nëntor 2012

VRITET BIZNESMENI

Atentat mafioz pronarit të 5 firmave DURRES, GENTIAN ZGURI QELLOHET ME PISTOLETE ME SILENCIATOR Mister motivet, vrasësit profesionistë marrin me vete edhe gëzhojën e vetme. 35-vjeçari ishte administrator i pub-it “Rock n’Roll” në rrugën e Elbasanit Nga ARTUR KORRIKU Dje, një 35-vjeçar, biznesmen i njohur në Tiranë, është qëlluar nga një distancë fare e afërt me armë zjarri në qytetin e Durrësit, e për pasojë ka mbetur i vdekur në vend. Plaga ka qenë vdekjeprurëse pasi e ka marrë në pjesën e syrit duke i përshkuar në këtë mënyrë tej përtej kafkën. Autori i ngjarjes është treguar i kujdesshëm pasi është kujtuar të largoje nga vendi i ngjarjes gëzhojën e fishekut duke zhdukur një element të rëndësishëm nga vendi i krimit. Fillimisht, u mendua se viktima u ekzekutua me shotgun, por pastaj ky version u vu në dyshim pasi ekspertët thanë se vrasja mund të jetë kryer me një pistoletë të pajisur me silenciator. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë i shoqëruar me një person tjetër dhe të dy pas vrasjes, janë larguar nëpër rrugicat që përshkojnë atë zonë. Ende policia nuk është në gjendje që të përcaktojë shkakun e kësaj ngjarjeje.... Vijon në faqen 13

Rama: Ahmet Zogu hamshor, Geraldina, me gjinj të bukur

“Si e njoha Delijorgjin, El Sayed mori peng Tironën” Rama: Ahmet Zogu hamshor, Geraldina, me gjinj të bukur (Ne foto:) Mbretëresha Geraldinë. Edi Rama duke firmosur dedikime në librin e tij të ri “Kurban” “Kurban” i kryetarit të PS: Mbreti iku me natë në Turqi bashkë me 250 valixhe të cilat sipas mediave të huaja, i numëronte vetë në çdo stacion “Mihal Delijorgji mori atë që i takonte me ligj. Ai u ofrua për t’u bërë donator i ekipit, kur biznesmeni egjiptian mbante me lëmoshë ekipin” Në faqen 6

PANAIRI, SADIJE BERISHA PROMOVON LIBRIN ME VJEHRREN DHE ARGITEN

SHKRIMI NE 'GSH', IKIN QOFTE'T SERBE Në faqen 14

Dashnor Sula: Topi kthim në PD, Berisha president

DEPUTETI: EDHE IMAMI U RIKTHYE Dashnor Sula: Topi kthim në PD, Berisha president Në faqet 2-3

Eurokriza drejt përshkallëzimit

Dje në “The Guardian” Në të hirrje fundit për t'u zgjuar. Një moment i së vërtetës. Një udhëkryq vendimtar. Këto përshkrim i kanë bërë Eurozonës hartuësi i politikave.... EDITORIAL Eurokriza drejt përshkallëzimit Vijon në faqen 16

Helena e Tiranës

Opinioni i Ditës Në një nga fjalimet e tij, Markezi, tregon se si një herë, kur ndodhej në Europë, merr në telefon presidentin e atëhershëm të Kolumbisë,... Nga DRITAN HILA Helena e Tiranës Vijon në faqen 16

Kontrabanda e naftës, arrestohet kryedoganieri

PORTO-ROMANO Kontrabanda e naftës, arrestohet kryedoganieri Në faqen 12

Palestina: Respektojmë abstenimin në UNESCO

FLET AMBASADORI Palestina: Respektojmë abstenimin në UNESCO Në faqen 11

“Milosao”, a ishte fashist Fishta?

NGA BEN ANDONI “Milosao”, a ishte fashist Fishta? Suplement

Aurela bëhet nënë, vjen në jetë Grace Gage-Gjonaj

“KUPTIMI I EMRIT: HIRI I PERËNDISË” “KUPTIMI I EMRIT: HIRI I PERËNDISË” Aurela bëhet nënë, vjen në jetë Grace Gage-Gjonaj Në faqen 9