Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 24 Nëntor 2011

//HOXHA MASHTRUES//

Prokuroria: Artan Kristo, kthim në qeli U AKUZUA PER PROPAGANDE TERRORISTE, U LA I LIRE NGA APELI Kërkesa për masën e re në Gjykatën e Lartë, Muhamed Abdullahi po gjykohet në Durrës për ushtrimin e “mjekësisë popullore”. Akuza: Mashtrim me pasoja të rënda Prokuroria kërkon rikthimin në qeli për hoxhën Artan Kristo nën akuzuar pak kohë më parë për “thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste”. Me anë të një kërkese të depozituar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Durrësit kërkon caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për personin nën hetim Artan Kristo. Ndërkohë, burime nga Prokuroria e qytetit bregdetar bëjnë të ditur për “Gazetën Shqiptare” se, Kristo kërkesa në fjalë ka lidhje me procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar aktualisht në Gjykatën e Durrësit, ku Artan Kristo akuzohet për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”. Gjykatën e rrethit Gjyqësor Durrës është duke zhvilluar procesin gjyqësor në ngarkim të Artan Kristos per vepren penale të “mashtrimit”. Akuza në fjalë është ngritur ndaj tij që në kohën që ai u arrestua para nëntë muajsh në Shkozet të Durrësit. Përveç akuzës kryesore që kishte të bënte... Vijon në faqen 7
Artan Kristo Muhamed Abdullahi Durrës Shkozet

Po Kosovën, ku e le?

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA Vizita në token e premtuar e kryeministrit shqiptar, vjen menjëherë pas asaj në Norvegji. Afërsia në kohë, tenton të krijojë përshtypjen... Po Kosovën, ku e le? Vijon në faqen 25
Dritan Hila Norvegji Kosovë

Konica, ujdi me fashistët që të lante borxhin 9 mijë USD

Arben Puto: I kërkoi Zogut, ai i dërgoi vetëm 2 mijë “Konica, ujdi me fashistët që të lante borxhin 9 mijë USD” (Në foto:) Historiani i njohur Arben Puto. Erduli Faik Konica “Arka e legatës u gjend bosh pas 7 prillit. Mbreti Zog iku duke marrë me vete edhe paratë e shtetit. Vetë Faiku shkruante: Jam bërë për të qarë hallin” “Kreditorët e veçanërisht hoteli “Mayflower” i kërkonin paratë. Atëherë, Konica i shkruajti Musolinit. Pasi mori 9 mijë dollarë, ai i bëri Duçes një premtim” Në faqen 21
Arben Puto Zogut Faik Konica Musolinit Duçes

Raporti i BSH, 24.8 për qind e shqiptarëve, me borxhe

INFLACIONI 3.2 % Raporti i BSH, 24.8 për qind e shqiptarëve, me borxhe Në faqen 8

Topin e presin në sheshin e Burrelit, bëhet ‘Qytetar Nderi’

“FARRICI, MODELI I GRUAS NË POLITIKË” “FARRICI, MODELI I GRUAS NË POLITIKË” Topin e presin në sheshin e Burrelit, bëhet ‘Qytetar Nderi’ Në faqen 3
Topin Farrici Burrel