03/06/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 qershor 2013

STATUSI I NEPUNESIT

Ligji i ri, ja si mbrohet administrata SI NDRYSHOJNE PROCEDURAT E PUNESIMIT DHE LARGIMIT NGA PUNA NE SHTET Nëpunësit civilë s’mund të jenë anëtarë partish politike. Eprorit i hiqet e drejta e pushimit nga puna, tanimë kompetenca vetëm e Komisionit Disiplinor Ndërsa çdo ndërrim qeverie shoqërohet tradicionalisht me largime e rekrutime masive në administratën shtetërore, ligji i sapomiratuar nga parlamenti për statusin e nëpunësit civil, duket se paku do të arrijë ta zbusë fenomenin. Ligji për “Nëpunësin Civil”, i miratuar javës së shkuar nga Kuvendi pas një kohe të gjatë pritjeje, përcakton rregulla më rigoroze në çdo aspekt të aktivitetit të nëpunësve në administratë, veçanërisht lidhur me largimin dhe rekrutimin e punonjësve. Legjislacioni që do hyjë shumë shpejt në fuqi përcakton rregulla të reja, që nga mënyra e punësimit apo largimit nga puna të nëpunësve civilë, për të shkuar te përcaktesa e tyre ndaj politikës, përqasja ndaj konflikteve të interesit, ashtu si dhe forcimi i rolit të Komisionit të Shërbimit Civil. “Çdo emërim në pozicion ...” Në faqet 6-7

Pinjolli i Libohovëve çon në gjyq Galerinë e Arteve për “Ali Pashën”

“Të na e kthejnë pikturën e Nikolla Lakos, e kemi kujtim familjar” (Në foto:) Portreti i Ali Pashë Tepelenës. Drejtori i Galerisë Kombëtare, Rubens Shima. Vila e Ihsan Libohovës e sekuestruar në komunizëm Drejtori Rubens Shima: Familja s’ka dokumente të mjaftueshme që tregojnë konfiskimin e saj. Piktura ndodhet këtu që prej themelimit të Galerisë Nga KLODIANA LALA Një portret i Ali Pashë Tepelenës, që qëndron i varur në Galerinë Kombëtare të Arteve që prej themelimit të saj, duket se lidh shpirtërisht pinjollin Odin Libohova me kujtimin e gjyshit të ... Në faqen 8

KUSH E FORMON QEVERINE, PARTIA APO KOALICIONI? JURISTET PRO E KUNDER

FLASIN/ KUME, RISTANI DHE OMARI Në faqen 5

Përtej miratimit të tri akteve juridike

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Deri para pak ditësh, kur ende po diskutohej nëse brenda kësaj legjislature do të miratoshin dhe si do të miratoseshin ligji mbi Gjykatën.... Përtej miratimit të tri akteve juridike Vijon në faqen 20

Mbi një dështim diplomatik historik në Shkup

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Nuk ka ndodhur kurrë gjatë 17 vjetëve, që kur është krijuar organizata e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, SEECP, ... Mbi një dështim diplomatik historik në Shkup Vijon në faqen 21

Berisha: Rama obsesiv, e kuptoj se jam mjek vetë

KREU I PS: DO TE HEQIM TAKSAT Në faqet 2-3

“Po iki në Korfuz me not, fëmijët duan të hanë”

GJENDET KUFOMA Në faqen 11

Plagosja e Liçajt, familjarët: Jo për femra

KAPET AUTORI Në faqen 10

“Emigrantët në Argjentinë e adhuronin Enver Hoxhën”

DOSSIER NGA FATOS VELIU Në faqet 14-15

Anaidi i lë Joanën: U gabua në deklarata

DETAJET E FESTES PAS “BIG BROTHER” Në faqen 18