BERISHA-RAMA, S’KA CEREMONI DOREZIMI
SHKODER/ KRYEMINISTRI I RI FLE NE DHOMEN 216 KU PUSHOI BERISHA
Qeveria e re mblidhet për miratimin e programit e 100 ditëve. Ndërrimi i pushtetit, dosjet i kalohen Ramës nga sekretari i përgjithshëm, Gjergj Lezhja
Nga VALENTINA MADANI
Edi Rama, ngutjetim i si Kryeministri i ri i vendit do ta nisë me betimin mbi Kushtetutë dhe më pas do të ulet në karrigen e kreut të qeverisë. Ditën që do të ngjisë shkallët e katit të dytë të ndërtesës së Kryeministrisë, Rama do ta gjejë gjithçka gati për fillimin nga puna. Sali Berisha ka bërë gati të gjithë dokumentacionin për vijimësinë e rregullt të punës së qeverisë. Dosjet do t’i dorëzohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja. Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se nuk do të ketë një ceremoni të dorëzimit të pushtetit mes dy kryeministrave, por Lezhja do të merret me ceremonialin simbolik të rastit. Ditën që do të marrë detyrën e re, Edi Rama do të pritet në Kryeministri nga Sekretari i Përgjithshëm dhe shefja e Protokollit, Nadia Qesja. Burimet nga kryeministria thanë se Berisha nuk ka lënë të detyrueshme që të zhvillohej një ceremoni e posaçme për pasardhësin Edi Rama dhe as ta presë në zyrë atë që t’i dorëzojë punën.
Vijon në faqet 2-3
"ENCIKLOPEDI NE ANGLISHT KUNDER ASAJ MAQEDONASE"
INTERVISTA/ FLET MUZAFER KORKUTI
EKSKLUZIVE
"ENCIKLOPEDI NE ANGLISHT KUNDER ASAJ MAQEDONASE"
Kreu i ri i Akademisë së Shkencave: Korrigjim reformës, kthejmë institutet
Në faqen 18
4 plumba mbi biznesmenin, dëshmitë: Biseda para vrasjes
DURRES/ U ARRESTUA PER TRAFIK NE 2006
Në faqen 7
Simbolika që nuk na duhen
Opinioni i Ditës
Nga ALFRED CAKO
Këto javë te fundit opinioni publik u informua mbi një zhvendosje të selisë qendrore të partisë më të madhe të opozitës, PD, te ish-Shtëpia e Ushtrisë.
Simbolika që nuk na duhen
Vijon në faqet 20-21
Problemi elektoral i së djathtës në zonat rurale
Opinioni i Ditës
Nga EDUARD ZALOSHNJA
Rezultati i 1 i zgjedhjeve për kryekomunarin e komunës së Rrethina në qarkun e Shkodrës, të cilat u zhvilluan të dielën që shkoi,...
Problemi elektoral i së djathtës në zonat rurale
Vijon në faqen 21
Kristo Papas shfaqet në kufi: Shqiptarët në kanë frikë
"AGIMI I ARTE"
Në faqen 8
Kadare: Jemi pjesë e Europës, na përndoqën si hebrenjtë
ÇMIMI NE KOSOVE
Në faqen 10
VIP-a apo kuzhiniere me famë, flasin protagonistët
"SUMMER PAGES"
Në faqet 13-17
Muxhahedini: Masakra me 52 viktima, më vranë motrën, Arvizu të ndërhyjë
Ekzekutimi masiv 2 ditë më parë në Irak, shqetësim në Tiranë
(Në foto:) Muxhahedini Ha.Gh. duke folur për "GSH". Disa nga viktimat e kampit Ashraf në Irak, pas sulmit të 1 shtatorit. Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu
Më 1 shtator në kampin e Ashrafit u ekzekutuan 52 iranianë, OKB dhe SHBA dënuan sulmin. Familjarët e viktimave në Tiranë në lot: Të paktën të publikojmë të vërtetat e vrasjeve
Nga OLA MITRE
Sulmi i ndodhur në kampin Ashraf në Irak, ku humbën jetën 52 persona, ka sjellë reagimin e muxhahedinëve iranianë, të cilët janë të strehuar në Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në Tiranë.
Në faqen 5
Gruaja: Nga grushtet e burrit kam pësuar infarkt
"DUA MBROJTJE, AI ME RREH PREJ 25 VITESH"
Në faqen 9
freskia ka një emër ...