Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 6 Korrik 2013

EDI RAMA: 2 BRESHKAT I QUAJTA FATOS E SALI

INTERVISTA/ KRYETARI I PS: LIBRI QË KËSHILLOJ? MË PËLQEN “MAKIAVELI I RI” Asambleja vendos: Taulant Balla zëvendëson Malajn në kryesinë e PS. Rama: Zgjodha ngjyrën e purpurt, pasi bashkon të kuqen me blunë. Do shkurtoj shpenzimet qeveritare Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministri i ri i vendit ka rrëfyer të enjten në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” për gazetarin Baton Haxhiu, historinë me dy breshkat e tij, që janë pagëzuar me emrat Sali e Fatos. Përtej politikës, Rama ka folur për filmat, librat që lexon dhe muzikën që dëgjon. Po fillojmë me breshkat që kanë bujtur në zyrën tuaj në PS. Ç’do bëhet me breshkat? Breshkat do vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një mik i im artist, ishte gjetur në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi një gjërazi që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që të mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë duke u kthyer nga Elbasani, pashë në dritat e makinës një breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit “ndalo dhe merr[e]” dhe e mora breshkën. Pastaj e mora edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtim tim dhe janë... Vijon në faqet 2-3
Edi Rama Taulant Balla Malaj Baton Haxhiu Sali Senegal Elbasan Kosovë

Opinioni i Ditës

Në shtator pritet të konstituohet qeveria e majtë, e cila ka si instrument numrin e bekuar dhe të “mallkuar” 84. Ky numër të bën fodull e të largon... Vijon në faqen 31

Afërdita: Sërish me Shpatin? Kurrë mos thuaj kurrë. Anaidi: Më pëlqen Samanta

BLUE TOOTH Flet Eli Fara: Më pëlqen shumë kur më bëjnë dëngla Afërdita: Sërish me Shpatin? Kurrë mos thuaj kurrë. Anaidi: Më pëlqen Samanta (Në foto:) Afërdita Dreshaj në promovimin e klipit. Zanfina Ismaili. Eli Fara gjatë xhirimeve të klipit. Anaidi i “BB6” Suplement
Eli Fara Afërdita Dreshaj Shpatin Anaidi Samanta

Loto / Jackpot

Loto 6/39 Jackpot 15.000.000 Lekë Këtë javë Çdo gjë është e mundur! LOTARIA KOMBËTARE by austrian lotteries