Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 6 Tetor 2013

PS, DREKA NE LINZE

Rama, deputetëve: Arka bosh MBLIDHET GRUPI, DISKUTOHEN EMERIMET E REJA. MUNGOJNE XHAFAJ-TOÇI Kryeministri informon të vetët për gjendjen e vështirë financiare. Deputetët, ministrave: Bëjini emërimet sa më shpejt, kemi presione nga baza e partisë Kryeministri, Edi Rama organizoi dje një drekë pune me deputetët e grupit parlamentar socialist për “të raportuar” lidhur me emërimet e para të bëra nga qeveria si edhe situatën financiare në të cilën ndodhet vendi. Takimi, që ka zgjatur për rreth 3 orë është zhvilluar larg kryeqytetit, në një prej restoranteve luksoze në Linzë të komunës së Dajtit, ku kryeministri Rama bashkë me ministrat e tij kanë diskutuar me deputetët për nevojën e mbështetjes në Kuvend të nismave të qeverisë. Burime nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura pohuan për “Gazeta Shqiptare” se gjatë kësaj dreke pune, deputetët u kanë kërkuar ministrave që të përfundojnë sa më shpejt emërimet me argumentin e presioneve që po ushtrohen ndaj tyre nga militantët për të punësuar në administratën publike. Po sipas burimeve mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve situatën e rëndë ekonomike që sipas tij ka lënë pas qeveria “Berisha” duke theksuar disa herë pretendimin se “e kemi gjetur pothuajse bosh arkën e shtetit”... Vijon në faqen 3
Edi Rama Xhafaj Toçi Berisha Linzë Dajtit Kryeqytetit

Dade: Qeverisë i tërheqim veshin po s’mbajti premtimet, nuk jemi amatorë

INTERVISTA/ “Itali-Greqi, partnerë strategjikë të palëkundur” (Në foto): Deputetja e PS-së, Arta Dade, kryetare e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme. Mbledhje e qeverisë “Rama” Kryetarja e Komisionit të Jashtëm: “Bitola” lapsus, uroj të mos ketë qenë me qëllim. Qeveria ka mirëkuptimin tonë, do ta mbështesim, kemi qëllim të përbashkët Nga DARINA TANUSHI Kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Arta Dade deklaroi dje, se Shërbimi Diploma- tik ka nevojë për reformë urgjente, e cila duhet bërë në bashkëpunim edhe me opozitën. Në faqet 4-5
Arta Dade Darina Tanushi Itali Greqi Bitola

Opinioni i Ditës

Përfshirja e grave në vendimmarrje nuk është një risi për vendet me demokraci të zhvilluar, por padyshim që është një risi pozitive... Vijon në faqen 23