Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë 23 Mars 2013

“200 MIJË EURO BORXH”

PS zbardh raportin financiar në KQZ SOCIALISTËT KËRKOJNË ÇELJEN E FONDIT TË BUXHETIT: I DOMOSDOSHËM PËR NE Shifrat në opozitë: 102 mijë anëtarë, nga kuotizacione[t?] u fituan 3.8 milionë lekë. Borxhet nga fushata e 8 majit 2011, 1 milionë lekë vetëm për bileta avioni Nga DARINA TANUSHI Partia Socialiste është rreth 26 milionë lekë të reja borxh (diçka më pak se 200 mijë euro), të cilat rezultojnë të pashlyera që prej zgjedhjeve të 8 majit 2011. Në raportin financiar për vitin 2012, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS kërkon me urgjencë çeljen e fondeve nga buxheti i shtetit për vitin 2013, në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e fushatës që po afron. PS-ja u ka mbetur borxh mediave që nga fushata e 8 majit 2011, më pas borxhi vazhdon me shpenzimet telefonike të muajve shtator-nëntor, abonimi në median e shkruar, prodhimi i kartave të anëtarësisë, por fiks 10 milionë lekë të vjetra janë borxh për bileta avionesh. E heshtur si parti në opozitë, PS ndryshe nga PD nuk ka mundur të vërë pasuri, por ka shpenzuar më shumë. Gjatë vitit të shkuar dy dhurues kanë futur në buxhetin e partisë rreth 16 milionë e gjysmë lekë. Njëri prej dhuruesve është vetë kryefinancieri... Vijon në faqen 2
Darina Tanushi

Jetimët e dërbit të Yrshekut dhe Kombëtarja

Opinioni i Ditës Ajo çfarë mund të arrijë ekipi ynë në përfaqësuesen për ta ikim ndërrkombëtare, humbje, barazim apo edhe fitore, përveçse mund të shtojë ose të zbehë... Vijon në faqen 32 Nga AHMET SHAQIRI Jetimët e dërbit të Yrshekut dhe Kombëtarja
Ahmet Shaqiri Yrsheku

Buletin miks diplomatik

Opinioni i Ditës Autoritetet greke rishtas kthyejnë në kufi emigrantët shqiptarë, të lindur në vendin fqinj, që e kanë të shkruar vendlindjen sipas emërtimit shqiptar... Vijon në faqen 33 Nga DRITAN HILA Buletin miks diplomatik
Dritan Hila Greqi

3 minuta seks brenda në shtëpinë e “BB6”, sonte hyn konkurrëntia e re

BLUE TOOTH Bes Kallaku dhe Fatmira Breçani bashkë në “Top Fest” 3 minuta seks brenda në shtëpinë e “BB6”, sonte hyn konkurrëntia e re (Në foto:) Anaidi dhe Joana gjatë një momenti intimiteti në shtëpinë e “BB6”, Çiljeta dhe Noizi në xhirimet e klipit të ri Ermela e “BB”: Anaidi është halabak rrugësh. Genta dhe Bertina, sherr për të dashurin e devollites Çunat e “Apartamentit 2XL”: Berisha do të vijë në spektakël, e dimë që çmendet pas nesh Koncerti i PD, 400 mijë lekë për çdo këngëtar. Noizy dhe Çiljeta, fotot e “Gangsta Love” Suplement
Bes Kallaku Fatmira Breçani Anaidi Joana Ermela

Rrëfimi: Si ma rrëmbyen në mes të ditës vëllain 7 vjeç në 2004

“SHTETI NUK E VURI FARE UJIN NË ZJARR” Rrëfimi: Si ma rrëmbyen në mes të ditës vëllain 7 vjeç në 2004 Në faqen 9