Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 14 Mars 2012

PRONAT, LIGJI I RI

ZBARDHET VENDIMI I QEVERISE, SHTYHET AFATI I AKKP-SE PRONAT, LIGJI I RI Kompensimi bëhet me çmim tregu “Krijohet drejtoria e Koordinimit në Ministrinë e Drejtësisë. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së të shprehet me vendim brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit” Nga LORENC RABETA Këshilli i ministrave miratoi dje një seri ndryshimesh në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Në pjesën më të madhe ndryshimet konsistojnë në metodologjinë e vlerësimit të pronës duke e bazuar tashmë te çmimet e tregut, ndërkohë që një nen tjetër i ndryshuar e shtyn procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme deri në datën 30.04.2013 nga limiti i deritashëm 31.12.2011. Një ndryshim po aq i rëndësishëm i miratuar dje nga ekzekutivi shqiptar krijimi i Drejtorisë së Koordinimit të Procesit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, strukturë në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas ndryshimeve të ndjeshme, “Vlerësimi i pronës që kompensohet do të kryhet në përputhje me parimet e përgjithshme të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut sipas standardeve ndërkombëtare. Vijon në faqen 10
Lorenc Rabeta Shqipëri

Topi: Berisha, një komunist si Lej Feni. Pollo: Presidenti, delenxhi me rryshfete

Berisha: Kreu i shtetit i mori tokat në Tiranë si kooperativist Topi: Berisha, një komunist si Lej Feni. Pollo: Presidenti, delenxhi me rryshfete (Në foto:) Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i inovacionit Genc Pollo LSI akuza dy partive të mëdha PD-PS për reformën zgjedhore: Kanë bllokuar procesin, nuk po ndreqin gabimet. Puna s’po reflekton seriozitetin e duhur. Erjon Braçe “bojkoton” për herë të tretë mbledhjen e kryesisë së PS. Forumi i lartë i socialistëve vendos riorganizimin e katër degëve lokale në rrethe. Në faqet 2-5
Bamir Topi Sali Berisha Genc Pollo Erjon Braçe Tiranë

Ndryshime në përfitimet e invalidëve

Opinioni i Ditës Nga IGLI TOTOZANI Personat me aftësi të kufizuar i përkasin asaj pjese të shoqërisë e cila ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga shteti, për t’i garantuar ... Ndryshime në përfitimet e invalidëve Vijon në faqen 26
Igli Totozani

Bir Selman i nënës, ç’të të qaj më parë!?

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Pyetja që na mundon, teksa nuk na u dha për herë të tretë “statusi”, është: A e meritonim të futemi në BE e të integrohemi qytetarë të barabartë me europianët?... Bir Selman i nënës, ç’të të qaj më parë!? Vijon në faqen 27
Kiço Blushi