14/05/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 maj 2013

LISTAT, NUK VOTOJNE 750 VETE MBI 100 VJEÇ

ZV/MINISTRI I BRENDSHEM, PONI PER “GSH”: KJO MOSHE ESHTE E BLOKUAR Qeveria: Nuk u paraqitën në gjendjen civile. Zgjedhjet, mbërrijnë në Tiranë 45 vëzhguesit e ODIHR. Lista e kandidatëve, KQZ: Skadoi afati për korrigjimet Nga VALENTINA MADANI Ministria e Brendshme garantoi dje qytetarët shqiptarë se askush nuk mund të votojë dy herë më 23 qershor. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni sqaroi se ekstrakti i listës së zgjedhjeve është në përputhje me kriteret e vendosura nga ligji për zgjedhjet. "Lista përfundimtare e zgjedhësve, e datës 13.05.2013, është gjeneruar pranë[d]o njësive të qeverisjes vendore për printim. Lista përfundimtare e zgjedhësve përmban 3,270,936 zgjedhës. 3,270,936 zgjedhës janë afishuar pranë pranë 5,506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Në listën përfundimtare të zgjedhësve nuk ka asnjë qendër votimi, përveç atyre të lejuara me ligj, që të jenë jashtë kufijve numerikë. Për sa u përket dublimeve: Më datë 12.12.2012, janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Pas gjenerimit të listës përfundimtare më 18 maj, u bënë kontrollet për dublimet dhe rezultuan… Vijon në faqen 6

BUSTI I ADEM JASHARIT PERFUNDON NE PLEHRAT E GALERISE SE ARTEVE

MONUMENTI I HEROIT TE KOSOVES FOTOGRAFITE BUSTI I ADEM JASHARIT PERFUNDON NE PLEHRAT E GALERISE SE ARTEVE Në faqen 19

Mërzia e pa-përballueshme e një loje

Opinioni i Ditës Nga AHMET SHOARRI Më shumë se një mjedis festiv, më duhet të jetë i natyrshëm për shka të asaj që përfaqëson futbolli në të gjithë botën, mbyllja e kampionatit... Mërzia e pa-përballueshme e një loje Vijon në faqen 21

Muho Asllani: Jozefina trimëreshë, po s'ka kala që s'e marrin komunistët

KANDIDATI I PPSH NE SHKODER Në faqen 5

Tre muaj pas krimit, policia ruan shtëpinë e Dritan Lamajt

MBROJTJE EDHE PER ISH-SHEFIN E KRIMEVE Në faqen 10

Sherri për videolojën, thikë në zemër 15-vjeçarit

KRIMI NE DURRES Në faqen 11

Vritet në taksi inspektori Agjencisë së Mjedisit

PERMET Në faqen 12

PD çel fushatën në Tiranë, Berisha: Votoni për alternativën e punësimit

Miting madhështor në shesh, Basha: Rama braktisi Tiranën (Në foto:) Kryeministri Berisha në mitingun e djeshëm në sheshin “Nënë Tereza”. Kreu i PS në Berat. Kreu i LSI në Gjirokastër Zogaj: Nuk do e votoj Ramën për kryeministër. Malaj: S’e shkëmbej mandatin me karrige. Mark Marku në “360 gradë”: E pamoralshme nëse nuk do kritikoja PD Edi Rama: Më 23 qershor votat do derdhen si shi për opozitën. Myslym Pashaj i AK, jep dorëheqjen nga funksionet. Duka: E djathta, mandat të tretë Në faqet 2-4

GJIROKASTRA KËRKON TË ECIM MË SHPEJT

Ish-eksponenti i Sigurimit: Në ’82, u arrestova nga kolegët e mi

KRISTOFOR MARTIRO Në faqet 16-17

Gjyqtari: Si i rezistova në fushë grushteve të futbollistëve

“FALENDEROJ NEWS 24 QE FILMOI NGERJAREN” Në faqen 26