INTERVISTA/ KRYETARI I PS: LIBRI QË KËSHILLOJ? MË PËLQEN “MAKIAVELI I RI”
EDI RAMA: 2 BRESHKAT I QUAJTA FATOS E SALI
Asambleja vendos: Taulant Balla zëvendëson Malajn në kryesinë e PS. Rama: Zgjodha ngjyrën e purpurt, pasi bashkon të kuqen me blunë. Do shkurtoj shpenzimet qeveritare
Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministri i ri i vendit ka rrëfyer të enjten në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” për gazetarin Baton Haxhiu, historinë me dy breshkat e tij, që janë pagëzuar me emrat Sali e Fatos. Përtej politikës, Rama ka folur për filmat, librat që lexon dhe muzikën që dëgjon.
Po fillojmë me breshkat që kanë bujtur në zyrën tuaj në PS. Ç’do të bëhen dy breshkat?
Breshkat do vijnë me mua në zyrën tjetër, patjetër. Historia e tyre është shumë e thjeshtë. Një miku im artist, kishte qenë në Senegal, shumë vite më përpara dhe më tregoi njerëzit që kanë probleme me astmën, dhe unë kam pasur probleme me astmën, është mirë që t’i mbajnë breshka në vendin ku rrinë. Një natë duke u kthyer nga Elbasani, pashë në dritat e makinës një breshkë që po kalonte rrugën. I thashë shoferit “ndalo dhe merre” dhe e morëm breshkën. Pastaj e morëm edhe një tjetër. Të dyja, sepse nuk mund të kishim Fatosin pa Saliun dhe kështu u pagëzuan dhe pastaj më shoqëruan në udhëtimin tim dhe janë...
Vijon në faqet 2-3