12/07/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 korrik 2013

PËRGJIMET E PENGUT

DOSJA E PROKURORISË/ PRAPASKENAT E PENGMARRJES SË 23-VJEÇARIT NË TIRANË //"Baba, jepi paratë ose më vranë" F. Xhafa nga Librazhdi i mori 86 mijë lekë miqve dhe s’mundit t’ua kthente. E mbyllën 3 ditë në tualetin e një lokali, e rrahën derisa policia arriti ta lironte Nga KLODIANA LALA Do më vrasin nëse nuk sjell lekët. Me kanë prerë në besë shokët dhe më kanë marrë peng, pasi ju detyrohem 86 000 lekë. Më kanë lënë afat tri ditë, përndryshe nuk di çfarë do më bëjnë...”. Me zërin që i dridhej, nën kërcënimin e dhunës, F.Xh, 23 vjeç, i cili mbahej peng në banjën e një lokali në Tiranë, ka lajmëruar babain e tij dhe i ka kërkuar që t’u shlyejë borxhin shokëve të tij, në të kundërt rrezikonte të vritej. Telefonata shokuese ka detyruar babain e të riut, të gjejë borxh tek të afërmit shumën e parave dhe t’u përgjigjet keqbërësve, ku pikërisht në momentin kur do dorëzonte lekët, ka ndërhyrë dhe policia duke bërë arrestimin e tyre. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar tashmë hetimet duke dorëzuar në gjykatë dosjen penale ndaj të akuzuarve, A. Kolpepaj, M. Kshtenjari dhe B. Vata, të akuzuar për “vetëgjyqësi” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”, kryer me dhunë dhe në bashkëpunim. Vijon në faqen 8

Nevoja për një remont kapital në PD

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Ndërsa Edi Rama e ka emërtuar hollin e selisë së Partisë Socialiste zyrën e kryeministrit të zgjedhur, nga ky përfaqësues të kësaj... Vijon në faqen 25 Nevoja për një remont kapital në PD

Tjetërsimi i mirënjohjes në mosmirënjohje...

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI I shtyrë nga disa lexues, e quajta të udhës të thellohem më tej në trajtesën modeste të temës: "Ky popull mosmirënjohës!" Vijon në faqen 25 Tjetërsimi i mirënjohjes në mosmirënjohje...

Teuta Hoxha: Motra e Ramizit vdiq në aksidentin ajror, lajmin e dha Enveri

"Halla ime vinte nga Kina, avioni u rrëzua në Siberi më 1963" INTERVISTA (Në foto): Teuta Hoxha. Fejkeu me vajzën Miranda. Reiz Malile ish-ambasadori ynë në Kinë me gruan dhe vajzën. Varrezat e shqiptarëve që humbën jetën në aksident 50-vjetori i tragjedisë, si humbën jetën bashkëshortja e Reiz Maliles me dy fëmijët, shkrimtari Drago Siliqi dhe gazetari i “ZP” me familjen. Flet mbesa e Ramiz Alisë Nga REZARTA DELISULA Më 13 korrik bëhen 50 vjet me destinacion Tiranën. Nga aksidenti ajror ku “Aeroflot Tupolev Tu-104B” humbën jetën 7 shqiptarë në u rrëzua në afërsi të qytetit një avion te nisur nga Kina Irkutsk të Siberisë,... Në faqet 12-13

KRYEPLAKU I NARTËS: KEMI PATUR 7 RASTE PËRDHUNIME PLAKASH, NDAJ PROTESTUAM

ABUZIMI, E MOSHUARA VDIO NË SPITAL Nasho Zoica KRYEPLAKU I NARTËS: KEMI PATUR 7 RASTE PËRDHUNIME PLAKASH, NDAJ PROTESTUAM Në faqen 11

Matura, pikët minimale që ju bëjnë fitues në çdo degë

TESTI ME ZGJEDHJE, NGELIN 3114 VETË Në faqen 19

Basha: Rama, llogari për abuzimet, na ka mbi kokë

PD, GARA PËR KREUN Në faqet 2-3

Nora Klosi: Vështirësia kur Blendi ishte në grevën e urisë

“SUMMER PAGES” Suplement

Fiket sistemi financiar, pagat do të jepen dorazi

URDHRI I BODES Në faqen 7

Muho: Kunati u arratis, akuzë se masakroi partizanen

NGA FATOS VELIU/ DIVERSANTI ME ’51 NGA FATOS VELIU/ DIVERSANTI ME ’51 Muho: Kunati u arratis, akuzë se masakroi partizanen Në faqet 20-21