21/07/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 korrik 2013

SHTATZËNA: BURRI TENTOI TË MË DIGJTE ME 2 FËMIJËT

DURRES/ BASHKËSHORTI GODET ME SHKELMA GRUAN ME FOSHNJEN NE BARK Enkelejda Hoxha: Unë me vajzën po qaja, ai më goditi dhe më ra të fikët. Spërkati me benzinë muret e shtëpisë. Më akuzon kot, do të kërkoj divorcin SHTATZËNA: BURRI TENTOI TË MË DIGJTE ME 2 FËMIJËT Enkelejda Hoxha: Unë me vajzën po qaja, ai më goditi dhe më ra të fikët. Spërkati me benzinë muret e shtëpisë. Më akuzon kot, do të kërkoj divorcin Nga KLODIANA HAXHIAJ Histeria e krimit në familje nuk ka të ndalur. Rastet e dhunës ndaj grave rikthejnë çdo ditë në qendrat urbane dhe rurale të vendit tonë. Dje, policia e Durrësit parandaloi një krim që mund të kishte përmasa të frikshme me familjen Hoxha, banuese në lagjen nr.9 të këtij qyteti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bëjnë me dije se mesditën e djeshme, rreth orës 12:00, kanë arrestuar 37-vjeçarin Asllan Hoxha teksa po vinte zjarrin banesës së tij, brenda së cilës ishte bashkëshortja e tij shtatzënë 3-muajshe dhe vajza e tyre 15-muajshe. Mësohet se Hoxha, për motive xhelozie dhe për shkak të problemeve ekonomike ka rrahur barbarisht gruan e tij dhe më pas tentuar ta djegë atë të gjallë, me foshnjën që kishte në bark dhe me vajzën tjetër të mitur. Sipas policisë lokale, ka qenë Enkelejda Hoxha që ka kërkuar ndihmë në numrin 129. Burimet e mësipërme sqarojnë se 34-vjeçarja kishte denoncuar edhe 2 herë të tjera bashkëshortin e saj. Vijon në faqen 8

Të përndjekurit: Nishani t’ia heqë titullin. Kasoruho: S’jam sigurims

Peticioni, flet shkrimtari: Më akuzojnë ata që vuajtën me mua Të përndjekurit: Nishani t’ia heqë titullin. Kasoruho: S’jam sigurims (Ne foto): Presidenti Nishani duke dekoruar shkrimtarin, Amik Kasoruho. Ish-të përndjekurit politikë; Skënder Tufa e Niko Kirka Në faqen 5

HISTORIA E ZGJEDHJEVE NE PD, SI E SHKARKOI MEKSI HAJDARIN ME 9 SHKURT '91

DOSSIER/ PRAPASKENAT E PERPLASJEVE Nga MUJE BUÇPAPAJ Në faqet 10-11

Pas marrëveshjes rreshe, ndërkombëtarët:PD-PS për transferimin e pushtetit nga PD e majta, me qëllim rotacionin dhe ruajtjen...

Opinioni i Ditës Opinioni i Ditës Pas marrëveshjes rreshe, ndërkombëtarët:PD-PS për transferimin e pushtetit nga PD e majta, me qëllim rotacionin dhe ruajtjen... Vijon në faqen 13

Meditim mbi qeverinë e majtë

Nga ALFRED CAKO Meditim mbi qeverinë e majtë

A po e vrasim sërish Sejfulla Malëshovën dhe të tjerët si ai?

SOT NE “MILOSAO” A po e vrasim sërish Sejfulla Malëshovën dhe të tjerët si ai? Suplement

KQZ rinumëron qarkun Lezhë, PD-ja merr 550 vota më shumë

KOSOVRASTI: FITUAT, POR DUAM TË VERTETEN KOSOVRASTI: FITUAT, POR DUAM TË VERTETEN KQZ rinumëron qarkun Lezhë, PD-ja merr 550 vota më shumë Në faqet 2-3

Lulzim Basha: Mazhoranca, shkelm taksës progresive

GARA PER KREUN Lulzim Basha: Mazhoranca, shkelm taksës progresive Në faqen 4

Vrasja me thikë në Paskuqan, ruhet shtëpia e autorit

PAS KRIMIT Vrasja me thikë në Paskuqan, ruhet shtëpia e autorit Në faqen 6

Lacio kërkon Ujkanin, ja transferimet para sezonit

FUTBOLL Lacio kërkon Ujkanin, ja transferimet para sezonit Në faqen 13