Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 22 Korrik 2013

SOT VOTIMI NË PD

Basha: Rama-Meta, dyshe zullumesh Rinumërimi në KQZ, Berisha: Nuk pranojmë rezultatin e 23 qershorit Gara për kreun e së djathtës, Lulzim Basha: Kreu i PS u faktua si hajdut votash. PD: Partnerët ndërkombëtarë ta dinë, nuk do e njohim kurrë pushtetin e vjedhur Nga VALENTINA MADANI Demokratët me kartë anëtarësie votojnë sot në mbarë Shqipërinë pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Rreth 105 mijë anëtarë të kësaj force politike janë thirrur të zgjedhur liderin e ri për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”. Votimi do të nisë në orën 8:00, të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00. Kandidati për postin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, kërkoi mbrëmë votëbesimin e demokratëve për t’u bashkuar në betejën për rikthimin e PD-së në pushtet. Para mbështetësve të tij të mbledhur me “Pallatin e Kongreseve”, z.Basha në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, hodhi akuza të forta mbi kryesocialistin Edi Rama, për vjedhjen e votës së 23 qershorit, ndërsa premtoi opozitë të fortë ndaj “dyshe zë zullumqarëve” Rama-Meta. “Kundërshtari ka komplekse të thella me trashëgiminë dhe identitetin e forcës sonë politike. Në çdo prag zgjedhjesh ndryshojnë ngjyrat, bëri mavinë e mashtrimit me ngjyrën tonë. Vijon në faqet 4-5
Sali Berisha Lulzim Basha Edi Rama Enver Hoxha Valentina Madani Shqipëri

“Kur urdhëronte vrasjet gjatë luftës, Enveri përdorte kodin: Të dekorohet”

Studjuesi: Faktet, si u retushuan dokumentet për jetën e Hoxhës (Në foto:) Enver dhe Nexhmije Hoxha. Kopertina e librit të Vasfi Barutit. Faksimile e dokumentit me emrat e organizatorëve të demonstratës së Korçës Autori i biografisë, Vasfi Baruti: Ai ishte i thekur pas Zogut. U modifikua dokumenti ku Enver Hoxha doli organizatori i vetëm i demonstratës së Korçës më 1939 Nga FATMIRA NIKOLLI Vasfi Barutit, kërkimet në arkiva, për librin “Enver Hoxha në optikë të re”, janë dashur 7 vite kërkime, por puna ka qenë frytdhënëse. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, studiuesi rrëfen se risitë... Në faqet 18-19
Enver Hoxha Fatmira Nikolli Zogut Korçë

“Pastrim parash, një funksionar bleu kompanië disa mln euro”

DENONCIMI, FLET ZYRTARI FINANCIAR Në faqet 6-7

Tranzicioni politik si mungesë qytetarie

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Tranzicioni politik si mungesë qytetarie Periudha e kalimit të pushtetit politik nga të djathtët që humbën më 23 qershor tek koalicioni i majtë fitues, po krijon një model të ri tranzicioni... Vijon në faqen 20
Mimoza Koçiu

Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat Zgjedhjet ishin të qeta. Ky ishte konkluzioni i të gjithëve për 23 qershorin. Edhe i të huajve, edhe i yni qe e paqme. Pavarësisht se në Laç ndodhi... Vijon në faqen 21
Mentor Kikia Laç

Matura 2013, zbardhet formulari A2, si të aplikoni

ARSIMI Në faqen 10

Burri vret me thikë në zemër gruan 17-vjeçare

ÇMENDURIA VAZHDON/ POLICIA KAP AUTORIN Në faqet 2-3