Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 28 Korrik 2013

BULKU: PD, GARE REALE

ANETARJA E KRYESISE, RAJMONDA BULKU: NUK KA VEND PER KONTESTIME Lezhja: Nuk i qegjim, fletët në arkiv Zgjedhjet në PD, Olldashi nuk ankimon. Kryetari i “KQZ”: Procesi quhet i mbyllur. Kreu lokal i Beratit: Astrit Patozi na ka habitur, ai nuk komunikonte kurrë me ne
Rajmonda Bulku Olldashi Astrit Patozi Lezhja Berat

Për herë të dytë dua të zhdukem nga ky vend

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Unë personalisht i përkas atij brezi, që rininë e kaloi në kapërcyell të dy epokave. Ne agoninë e komunizmit dhe agimin e demokracisë ... Për herë të dytë dua të zhdukem nga ky vend Vijon në faqen 23
Mentor Kikia

Nga VALENTINA MADANI Fletët me të cilat anëtarësia e PD-së votoi kreun e ri të PD-së në zgjedhjet e 22 korrikut nuk do të digjen. Ato mund të arkivohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Gjergj Lezja konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare”, se fletët e votimit nuk do të digjen dhe se ato ndodhen aktualisht në selinë e partisë. “Komisioni e ka përfunduar tashmë procesin, gjithçka është mbyllur dhe fletët e votimit nuk janë djegur. Ato janë tek partia”, deklaroi Lezja. Në orët e vona të mbrëmjes së 22 korrikut, në hollin e Pallatit të Kongreseve, anëtarët e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale apo si njihen ndryshe “KQZ”, (strukturë e ngritur pranë PD-së), pritën kutitë e para të votimit për kryetarin e ri të PD-së, për të filluar më pas numërimin pikërisht aty. 100 kuti votimi u shpërndanë në rrethe, ndërkohë që numërimi u bë në Tiranë. Vijon në faqet 2-3
Valentina Madani Gjergj Lezja Pallatit Të Kongreseve Tiranë

PIKET E FUNDIT TE FITUESIT NE CDO DEGE

MASH, shefi i Monitorimit: Ja si plotësohet Formulari A2 Në faqet 8-9

Loto 6/39 JACKPOT

Loto 6/39 JACKPOT 47,300,000 Lekë Këtë javë Çdo gjë është e mundur! LOTARIA KOMBËTARE by austrian lotteries