Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 31 Korrik 2013

SOT QEVERIA E RE

Emrat, kabineti me 19 ministra RAMA PUBLIKON PIKAT KRYESORE TE PROGRAMIT TE PERBASHKET PS-LSI PS-ja e Selanikut, letër për Tiranën: Përfaqësuesin e emigracionit duhet ta zgjedhim ne. Kauza jonë politike të mos bjerë pre e klientelizmit partiak Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet të bëjë publikë sot, emrat e bashkëpunëtorëve të tij në kabinetin qeveritar. Në fakt, kryeministri i zgjedhur Edi Rama kishte lajmëruar dje në mbledhjen jo konference për shtyp, të cilën e shtyu për sot në orën 11.00. Burime nga PS bëjnë të ditur se ai ka mbajtur shumë sekret emrin e konferencës. Por dy janë çështjet, për të cilat vetë Rama ka lajmëruar se do t'i bëjë publikë shumë shpejt. E para është programi 300-ditor i qeverisë së re, dhe e dyta është lista me ministrat e qeverisë së re. Këtë të fundit ai e lajmëroi që do ta shpallte, ose ditët e fundit të korrikut, ose javën e parë të gushtit. Ndaj edhe të gjitha gjasat janë që sot të kemi qeverinë e re. Por, një tjetër datë ka qenë planifikuar për shpalljen e ministrave të qeverisë “Rama”, data 5 gusht. Aleati i tij kryesor, kreu i LSI-së Ilir Meta ndodhet me pushime dhe pritet të kthehet pikërisht të hënën që vjen. Megjithatë nuk është kjo arsyeja që e pengon shpalljen përfundimtare të emrave. Të njëjtat burime nga PS, bëjnë të ditur se nuk ka qenë e lehtë për kryeministrin Rama të përzgjedhë emrat e ministrave. Vijon në faqet 2-3
Edi Rama Ilir Meta Selanikut Tiranën

Opinioni i Ditës

Nga PËRPARIM KABO Koncepti i "rritjes cilësore në dritën e socialdemokracisë moderne", merr në konsideratë mbrojtjen e përhershme të burimeve, me kujdesin... Vijon në faqen 23 “Rilindja”, dimensioni i barazisë sociale
Përparim Kabo

Vrasja e trefishtë, Oliver Çadra: Ajo edhe targat i kishte VL

Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime” Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime” (Në foto:) Oliver Çadra, nipi i viktimës; Makina e 53-vjeçares Diana Ademi Arrestohen 2 pronarët e plazhit privat për “moskallëzim krimi”. Rrëfimi i nipit të gruas së vrarë: Djali i saj më tha në telefon “ta gjejmë vrasësin e mamit” Nga ENRIK MEHMETI Diana e donte shumë Vlorën; megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte pas. Djali i saj i ishte lutur që të mos vinte më në Shqipëri, por ajo i kishte thënë se nuk mund t'i kalonte në vend tjetër pushimet” Në faqen 13
Oliver Çadra Diana Ademi Enrik Mehmeti Vlorë Gjermani Shqipëri