06/08/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 gusht 2013

ANKANDI I PRONAVE

MINISTRIA E FINANCAVE NXJERR 14 OBJEKTE NE SHITJE BRENDA GUSHTIT Hoteli i “VEFA”-s, 340 mijë lekë Hidhen në treg pronat e ish-firmave piramidale. Apartamenti i “Xhaferri”-t 570 mijë lekë, ambulanca në Fier 1.2 milionë lekë. PS: Po jepen nën vlerën e tregut Nga LORENC RABETA Ndërsa ka intensifikuar ankandet e pronave publike për muajin gusht, qeveria ka nxjerrë në shitje edhe ato që kanë mbetur nga firmat piramidale: një apartament në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri” dhe një hotel të “VEFA”-s sh.p.k. Ajo që bie në sy është vlera mjaft e ulët me të cilën janë hedhur në ankand dy objektet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, strukturë e Ministrisë së Financave. Apartamenti i fondacionit “Xhaferri”, sipas kësaj drejtorie vlen 569,124 lekë, ndërsa hoteli i “VEFA”-s, 341,280 lekë. Apartamenti në pronësi të fondacionit “Demokracia Popullore Xhaferri”, i vendosur në qendër të Belshit në Elbasan, do të hidhet në ankand më datë 7 gusht, saktësisht në orën 11:00. Në materialin sqarues të ankandit, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike bën me dije se sipërfaqja e tij është 56.17 metra katrorë, me një vlerë totale prej 569,124 lekësh. Vijon në faqen 7

BURRI VRET GRUAN ME PLUMB NE KOKE DHE VETEN. DHUNA, PARA 1 MUAJI ISHIN NE GJYQ

AUTORI, ISH-SHOQERUES I NANOS Në faqen 6

Berisha: U mblodh qeveria “Meta”. Kreu i LSI: Të duhen pushime

PD-LSI, REPLIKA NE PRAG TE ROTACIONIT Berisha: U mblodh qeveria “Meta”. Kreu i LSI: Të duhen pushime Në faqen 4

Përafrim përfitues me Turqinë

Opinioni i Ditës Nga ALBAN TARTARI Republika turke është një nga shtetet me protokollin zyrtar më të përpiktë. Ndoshta kjo vjen nga e kaluara perandorake apo edhe nga një... Përafrim përfitues me Turqinë Vijon në faqen 20

Populizmi nuk i kryen dot reformat që lipsen

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Asnjëherë në historinë popullizmi nuk ka sjellë ndryshimet që ka premtuar. Përkundrazi, në dy shekujt e shkuar, nëpërmjet populizmit... Populizmi nuk i kryen dot reformat që lipsen Vijon në faqen 21

Rama: Shqipëri-Greqi, një kapitull i ri marrëdhëniesh

TAKIMI ME SAMARAS Në faqen 3

Niko Peleshi: Ftesa për zv/kryeministër, biseda me Ramën 24 orë para shpalljes

“Më uruan kundërshtarët. Humbja në 2005 i bëri mirë PS-së” (Në foto:) Zv/kryeministri i ri i qeverisë “Rama”, Niko Peleshi me familjen Intervista/ Kryebashkiaku i Korçës rrëfen hyrjen në politikë, në vitin 2004. Si e priti familja detyrën e re. “Rilindja do bëhet realitet, jo thjesht slogan” Nga ENKELEJDA SKËNDERASI Një kryebashkiak i rikonfirmuar tashmë si fituar për qytetin dhe qytetarët... Ky është Niko Peleshi, kreu i Bashkisë së Ko- rçës, i emëruar tashmë si zv/kryeministër i qeverisë “Rama”. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Suplement

Lokali i hedhur në erë, i riu: Ngjarja ishte e paralajmëruar

BURREL Lokali i hedhur në erë, i riu: Ngjarja ishte e paralajmëruar Në faqen 11

MASH: Aplikimi, preferencat kryesore të kandidatëve

UNIVERSITETET MASH: Aplikimi, preferencat kryesore të kandidatëve Në faqen 9

“Plazhd pa ujë, Ujësjellësi i Kavajës shkeli kontratën”

DURRES, FLET KREU I UJESJELLESIT Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Donald Ademi “Plazhd pa ujë, Ujësjellësi i Kavajës shkeli kontratën” Në faqen 10