Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 12 Gusht 2013

NAZISTET NE HIMARE

Prifti i ‘Shën Spiridhonit’ braktis kishën PERKUJTOHET TREVJETORI I ARISTOTEL GUMES, ZBARKON “AGIMI I ARTE” Flamuj e himni grek në varrezat e Himarës. Eksponentët e “Hrisi Avgi” e detyruan meshtarin të kryejë ritet e tyre, por ai refuzoi. Konflikte edhe me median, e ndaluan të filmojë, policia u distancua nga përplasjet “Agimi i Artë” zbret në Himarë për përvjetorin e tretë të Aristotel Gumës, i vrarë pas një sherri me disa të rinj vlonjatë. Ngjarja mori ngjyra politike dhe njësoj shfrytëzohet dhe sot nga ekstremistët grekë, të cilët vit për vit nisen nga Athina për argamiroretit dhe krijojnë konflikte me deklarata antishqiptare që lëshojnë. Të rinj me bluza të zeza ku shkruhej “Hrisi Avgi”, (Agimi i Artë), mbushën varrezat e Himarës ndërsa prifti i kishës së Shën Spiridhonit u nxor jashtë sepse nuk pranoi të zhvilloheshin ritet e kërkuara. Ndërkohë, media u sulmua nga anëtarë të “Agimit të Artë”, ndërsa policia qëndroi asnjanëse e nuk u përfshi në shuarjen e situatave të nxehta. Ceremonia përkujtimore nisi në kishën e Himarë-Fshat, ku ekstremistët grekë nxorën jashtë priftin, i cili nuk pranoi t’u nënshtrohej urdhrave të tyre e më pas u shpërngul në varreza ku prehet i ndjeri. Pas himnit dhe flamujve grekë, u mbajtën fjalime nga të afërmit e Gumës e mes nga të deleguarit e “Hrisi Avgi”, të cilët lëshuan thirrje për bashkim. Vijon në faqen 4
Aristotel Guma Himarë Athinë Himarë-Fshat

Dajti: I refuzoj konkurset e Ramës, aplikoj për kurs në Korenë e Veriut

Kryetari i PPRSH: Vizita në Kubë dhe pakti që nënshkrova pak javë më parë (Në foto:) Kryetari i PPRSH-së, Marko Dajti gjatë një takimi në Havana, me anëtarë të Komitetit Qendror të Komunistëve të Kubës; Dajti me djalin e Enverit, Ilirin Marko Dajti: Dorëzova CV në Phenian, do fitoj 12 mijë USD. Shqetësimi ynë më i madh, rreziku i ardhjes së fashizmit në pushtet. Nga DARINA TANUSHI Kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, vlerëson se kabineti i ri qeveritar ka prurje interesante, siç është zv.kryeministri Niko Peleshi. Por, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ... Në faqen 2
Marko Dajti Darina Tanushi Iliri Enver Hoxha Cana Kubë Koreja E Veriut Havana Phenian

Hipnoza, si të rrisim performancën seksuale

INTERVISTA/ FLET PSIKOLOGIA INTERVISTA/ FLET PSIKOLOGIA Hipnoza, si të rrisim performancën seksuale Në faqet 10-11