Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 20 gusht 2013

FLET ODETA NISHANI

INTERVISTA/ ZONJA E PARË: E KËRCËNUAR, NGA KËTA NJERËZ PRES GJITHÇKA "PS mund të më heqë nga puna" Presidenti: Prokuroria të hetojë shantazhet ndaj meje. Bashkëshortja ime nuk ka interesa në truallin e selisë së PD. Rama të ndalojë fushatën e shpifjeve. Reagon Braçe: Duam transparencë Nga VALENTINA MADANI Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit të Republikës prej disa ditësh është bërë pre e sulmeve të Partisë Socialiste dhe shkak është bërë trualli mbi të cilin ndodhet aktualisht selia qendrore e Partisë Demokratike. Por për “Gazeta Shqiptare”, Zonja e Parë e vendit thotë se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me pronësinë e selisë së PD-së, duke i konsideruar shpifje të ulëta, presion, kërcënime dhe shantazhe që mazhoranca e re po bën ndaj institucionit të Presidentit. Znj. Nishani ka vendosur të presë edhe dy javë, që t’ia lërë në dorë hetimin e të gjithëve këtyre trillimeve qeverisë së majtë, e bindur se në fund do t’i kërkojnë falje për akuzat e ngritura ndaj familjes së saj. Odeta Nishani shprehet se nga ata njerëz pret gjithçka, deri dhe largimin e saj nga puna sapo të vijë në pushtet. Znj. Nishani, si u ndjetë përballë akuzave të disa deputetëve të PS-së se trualli i selisë aktuale të PD-së është pronësi e familjes suaj? Jam surprizuar. Kam mbetur e çuditur kur pashë në gazeta akuza të deputetëve të majtë Erjon Braçe dhe Pirro Lutaj, se gjoja trualli ku është ndërtuar selia e PD-së qen[?]ka pronë e familjes sime. Prej disa ditësh, eksponentë të Partisë Socialiste, dezinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie ... Vijon në faqen 3
Odeta Nishani Valentina Madani Presidenti Arjan Jaupllari Pirro Lutaj

Gurë konsullatës greke në Gjirokastër, Athina: Të neveritur, presim arrestime

Plagosen dy vetë në Përmet, orthodoksët rimarrin Kishën e Shën Mërisë (Në foto:) Konsullata greke në Gjirokastër. Besimtarët duke hyrë në Kishën e Përmetit Ministria e Jashtme e Greqisë, notë proteste ambasadorit Dervishi: Vendosni rendin dhe mbroni ndërtesat diplomatike. Jepini fund kësaj situate të papranueshme. Bashkia e Përmetit padit priftërinjtë për dhunë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos: Ngjarjet zgjuan makthin e kujtimeve të dhimbshme të vitit 1967
Vali Bizhga Monika Lubonja Përmet Gjirokastër Athinë Greqi

Politika e jashtme e Edi Ramës

Opinioni i Ditës Nga ALFRED CAKO Kemi parë këta 3 muajt e fundit. Një turne takimesh intensive, kryesisht rajonale, të z. Rama, që i jep atij një dimension të munguar gjatë ... Vijon në faqen 20 Politika e jashtme e Edi Ramës
Alfred Cako Edi Rama

Kujt i dhimbset KOASH?

Opinioni i Ditës Nga ARDIT BIDO Pas 23 vjetësh drejtimi si një hibrid shqiptar-grek, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë sot duket se ka arritur kulmin e përçarjes ... Vijon në faqen 21 Kujt i dhimbset KOASH?
Ardit Bido Shqipëri