16/09/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 shtator 2013

VENDIMI I PARE I RAMES “Hiqni fotot e Nishanit nga zyrat”

BETOHET QEVERIA E RE, BERISHA FSHIHET NGA ARKIVI I KRYEMINISTRISE VENDIMI I PARE I RAMES “Hiqni fotot e Nishanit nga zyrat” Detajet e ceremonisë nga Presidenca te mbledhja e qeverisë. Miratohet ndalimi i importit të plehrave dhe Kodi i Etikës. Kryeministri i ri, vizitën e parë në Bruksel Nga DARINA TANUSHI Kryeministri i ri, Edi Rama, u premtoi dje shqiptarëve nga shkallët e Kryeministrisë se qeveria që ai drejton do t’u shërbejë dhe nuk do t’u rrëmbejë. Ndërkohë në mbledhjen që pasoi pas betimit, qeveria “Rama” mori edhe 3 vendime të para. Një prej tyre është edhe heqja e fotos së Presidentit Nishani nga të gjitha zyrat e shtetit dhe vendosja aty e fotos së Ismail Qemalit. Vendimi tjetër është ndalimi i importit të plehrave dhe i fundit miratimi i Kodit Etik të Ministrave. Ndërkohë, pasi përshkoi në këmbë së bashku me të gjithë ministrat e kabinetit të tij qeveritar rrugën nga selia e Presidencës deri tek Kryeministria, ku e priste një masë e madhe njerëzish, simpatizantë të PS-së, Rama mbajti të parën fjalë pas betimit. Gjatë rrugës, Rama dhe ministrat kane shkëmbyer batuta e ashtu të qeshur kanë përshëndetur njerëzit, gazetarët e kameramanët që kanë shoqëruar parakalimin e tyre. Vijon në faqet 2-5

NIPI I SALI PROTOPAPES: U TRAUMATIZOVA KUR PASHE FILMIN “I TETI NE BRONZ”

DOSSIER NGA FATOS VELIU Në faqet 10-11

Ministrja bën betimin, por harron urimin për nxënësit

SOT NIS VITI I RI SHKOLLOR Në faqet 12-13

Në vend të një letre për mësuesit dhe qeverinë e re

Opinioni i Ditës Ndodh shpesh që njerëzit t’i[a] hapi a e rritje në jetë s’ia dedikojnë, veç punës dhe mundit të tyre, edhe fatit. Edhe unë personalisht e kam... Nga MENTOR KIKIA Ndodh shpesh që njerëzit disa hapa a e rritje në jetë t’ia dedikojnë, veç punës dhe mundit të tyre, edhe fatit. Edhe unë personalisht e kam... Në vend të një letre për mësuesit dhe qeverinë e re Vijon në faqen 18

Platforma e parë serioze shtetërore për Kosovën

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Fjala që Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti në Kuvendin e Kosovës në datën 13 shtator, mund të konsiderohet platforma e parë... Platforma e parë serioze shtetërore për Kosovën Vijon në faqen 19

Krimet e Rënda: Deden e vranë për ta grabitur

VRASJA NE DURRES Në faqen 9

Atentat te Rruga e Elbasanit, 12 plumba hasianit në lokalin e tij

Plagoset Fatjon Dautaj, policia heton për pazaret e drogës (Në foto): Vendi ku ndodhi ngjarja Të riut i kanë vrarë edhe dy vëllezër. Atentatorët nga Tropoja janë zënë me grushte e më pas e kanë qëlluar. Dautaj, i skeduar edhe nga policia britanike Nga AURORA KOROMANI Atentat me armë zjarri, plagoset rëndë mesditës 29-vjeçari. Fatjon Dautaj, emigrant në Angli, është qëlluar me një plumb në këmbë teksa ka qenë duke pirë kafe në lokalin që ishte në pronësi të tij. Në faqen 7

Kile nga nervat, pse hamë kur jemi të stresuar dhe si t’i heqim

5 KESHILLA Në faqen 22

“Etnogjeneza e shqiptarëve”, studimi më i ri i historianit

KRISTO FRASHERI Në faqet 14-15

Rrihet në Vlorë Takaj, presidenti i “Skënderbeut”

KAMPIONATI, NDESHJA U NDERPRE 30 MINUTA Në faqen 21