KRYEMINISTRI NGA SHBA: LIGJI PER SHERBIMIN CIVIL, I PAZBATUESHEM //S'KA SPASTRIME// Rama: Administrata, e përgjumur
“Shkrirja” e Gardës, Berisha: Neobllokmenët po instalojnë një shtet policor, po hakmerren për 21 janarin. Rama në OKB: S’kemi imazhine keq që jep Hollivudi
Kryeministri Edi Rama deklaroi dje, se ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për të bërë ndryshimet që duhen në Ligjin për Nëpunësin Civil e për ta miratuar atë në Kuvend. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama tha se: “Ne nuk kemi plane spastrimi. Ne kemi një projekt të madh të shtetndërtimit”. Z.Rama, para se të merrnit votëbesimin, ju thatë se kishtet përfunduar së përcaktuari piketat për 100 ditët dhe 300 ditët e para të qeverisë. Cilat do të jenë ndërhyrjet e para, objektivat e para që ju keni? Praktikisht ju e keni nisur. Puna e 100 ditëve të para ka nisur, një punë në të gjitha drejtimet, me aksione konkrete në çdo fushë, aksione që synojnë të shkëpusin thellë një administratë të tërëësisht të përgjumur, të demotivuarl dhe që ka humbur për të bërë e mbi të cilën ne do të mbështetemi fuqimisht. Por, nga ana tjetër edhe të godasim edhe në ato aspektet dhe drejtimet ku ne kemi identifikuar se duhet të nisë një luftë kundër korrupsionit dhe betejën për të ndërtuar shtet në shërbim të qytetarëve.
Vijon në faqet 4-5