TAKIM RAMA-IDRIZI
"DITA E RINISË", BATUTAT TEK CEREMONIA E ORGANIZUAR NGA LEVIZJA STUDENTORE
Kreu i PDIU: Doli i pari kundër Enverit
PD-ja feston tek “Asllan Rusi: Dita e bashkimit rreth vlerave të demokracisë. Berisha: Nder përjetë studentëve liberatorë. Topalli: Bijtë e Byrosë në pushtet
"DITA E RINISË", BATUTAT TEK CEREMONIA E ORGANIZUAR NGA LEVIZJA STUDENTORE
TAKIM RAMA-IDRIZI
Kreu i PDIU: Doli i pari kundër Enverit
PD-ja feston tek “Asllan Rusi: Dita e bashkimit rreth vlerave të demokracisë.
Berisha: Nder përjetë studentëve liberatorë. Topalli: Bijtë e Byrosë në pushtet
CEREMONIA/ Kryeministri: Me ty ndahem për “Enverin e gjallë”
“8 Dhjetori”, Mesila Doda në krah të Edi Ramës: Nuk kisha ftesë nga PD
(Në foto:) Kryeministri, Edi Rama dhe deputetja e PD, Mesila Doda dje gjatë ceremonisë së organizuar nga “Lëvizja Studentore”, Replikat në “FB” Doda-Mirakaj
Nga DARINA TANUSHI
Kujtimet për Lëvizjet e Dhjetorit ’90 bashkuan dje, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Të dy ishin të ftuar në aktivitetin e organizuar nga Lëvizja Studentore Dhjetori ’90, në Hotel Tirana. Në fund të aktivitetit Rama ftoi për një kafe Idrizin, ndërkohë që asgjë nuk u bë publike nga biseda e tij kokë më kokë, në barin e katit të tretë të hotelit. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” lidhur me temën e bisedës, kreu i PDIU-së nuk preferoi të jepte asnjë koment. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, u panë qartë tonet e zbutura të Idrizit, kur i doli përkrah Ramës ndërsa deputetja demokrate Mesila Doda i kërkoi distancimin nga figura e Enver Hoxhës. Deputetja e PD-së, Mesila Doda iu drejtua aty për aty kryeministrit Rama, pas shfaqjes së fotove të Enver Hoxhës, ditën e homazheve, më 29 Nëntor. “Do t’i kërkoja kryeministrit që të bënte një distancim publik sot, meqë sot është...
Vijon në faqet 2-3
Replikat në Facebook, ish-drejtori i Institutit të të Përndjekurve, Mirakaj: Duhej të ishe me Lulzim Bashën. Deputetja demokrate: Isha përkrah miqve të mi të Dhjetorit.
Deputetja e PD-së, Mesila Doda ka sqaruar dje në “Facebook” se nuk ka qenë e ftuar në ceremoninë festive të organizuar nga selia blu me rastin e Ditës së Rinisë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ajo e ka bërë të ditur këtë fakt gjatë një replike që ka patur në rrjetin social të FB me ish-drejtorin...
Në faqen 2