19/07/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 korrik 2013

DJALI VRET NËNËN

SHKODËR, I RIU KISHTE MARRE LEJE NE PSIKIATRI PER VARRIMIN E TE ATIT DJALI VRET NËNËN E hedh nga ballkoni i katit të katërt Krimi në familje, 34-vjeçari shtyu të ëmën nga lartësia. Ngjarja u mendua fillimisht si vetëvrasje. Prokuroria çon dosjen në gjykatë, sot masa e sigurisë Nga KLODIANA LALA Një tjetër krim i rëndë brenda familjes trondit vendin. Djali vret nënën duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonin, pas një zënke për motive krejtësisht banale. D. Marku, 34 vjeç, tri ditë pasi ka varrosur të atin, i ka marrë jetën dhe nënës së tij, P. Marku. Ngjarja ka ndodhur tri javë më parë dhe D. Marku është arrestuar si i dyshuar për krimin e rëndë brenda familjes, që javët e fundit ka arritur shifra alarmante. Fillimisht është menduar si një ngjarje aksidentale dhe se gruaja mund të ishte vetëhedhur, pas vdekjes së të shoqit. Por me pas nga hetimet është zbardhur se bëhej fjalë për një vrasje brenda familjes dhe dyshimet kanë rënë direkt mbi të birin e Prenda Markut. 34-vjeçari është arrestuar dhe vënë nën akuzën e vrasjes për shkak të lidhjeve familjare dhe pritet të dalë sot para Gjykatës së Rrethit të Rëndë për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskompetencën për rastin në fjalë. Vijon në faqen 9

Shëndetësia jonë ka trashëguar

Opinioni i Ditës Nga e kaluara mënyrën më ineficiente të administrimit. Tek ne nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston... Vijon në faqen 24

Përse nuk kemi një shëndetësi europiane?

Opinioni i Ditës Nga YLLI VAKEFLLIU Përse nuk kemi një shëndetësi europiane? Vijon në faqen 24

Jo më kot është thënë vazhdimisht, se veprat e Shekspirit dhe të Gëtes kanë shumë vlera, mbi të gjitha, janë konceptuar me objektivitet...

Opinioni i Ditës Vijon në faqen 25

Djalli kur e dëbojnë tund edhe zilikat

Opinioni i Ditës Nga ILIR DHIMA Djalli kur e dëbojnë tund edhe zilikat

Rama: Berisha, jo para gjyqit. Morëm 10 mijë CV për punë

INTERVISTA E PLOTË/ KREU I PS NË “BBC” INTERVISTA E PLOTË/ KREU I PS NË “BBC” Rama: Berisha, jo para gjyqit. Morëm 10 mijë CV për punë Në faqet 4-5

Lubonja: Haga, akuzë Haradinajt si vrasës. Qeveria e Kosovës: Skandal

Kreu i AAK-së paralajmëron padi. Publicisti: Të bëjë ç’të dojë (Në foto:) Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kuvendin e Shqipërisë. Publicisti Fatos Lubonja “Stuhi” në Prishtinë për artikullin ku Lubonja shkruan se “Haradinaj doli i pafajshëm, pasi u zhdukën dëshmitarët”. Ministri i Kulturës, Krasniqi: Turp! Në shkrim analisti Fatos Lubonja, publikuar në revistën gjermane “Südosteuropa Mitteilungen”, ka shkaktuar polemika të shumta në radhët e politikës kosovare. Në artikullin e tij, Lubonja akuzon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe UÇK-në për krime lufte. “Akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Në faqen 21

Berisha: Edi Rama me bosët e drogës na vodhën votat

KRYEMINISTRI Në faqen 3

Murat Basha: Im bir sportist, lus Zotin të ngrejë flamurin

INTERVISTA Në faqet 18-19

Vazhdon shitja e pronave, tri ankande të reja më 30 korrik

QEVERIA Në faqen 7

Polici: I riu më përplasi me makinë vetëm se ivura gjobë

DURRËS, ARBEN LUÇI NË SPITAL Polici: I riu më përplasi me makinë vetëm se i vura gjobë Në faqen 12

ALICE CANNON NE “SUMMER PAGES”

GRUAJA NGA HONG KONGU E AMBASADORIT BRITANIK: FAMILJES I GATUAJ FERGESE Suplement