Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 20 Qershor 2013

PERGJIMET E KOKAINES

DOSJA/ “MALLI” VINTE NGA TURQIA NE SHQIPERI, E SILLTE NJE KOSOVAR PERGJIMET E KOKAINES Oficeri i policisë, trafikant droge Prokuroria çon akuzën në gjykatë: Pesë të pandehur akuzohen për trafik kokaine dhe armë pa leje. Hetuesit: Lënda e dyshuar si kokainë ishte 28 kg dhe heroinë, 138 kg Nga KLODIANA LALA Një oficer i Policisë së Shtetit dhe katër persona të tjerë do të përgjigjen para drejtësisë për akuzën e trafikut të narkotikëve. Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dosjen penale në ngarkim të tyre. Ilir Shehaj, Anoril Cani, Gentian Gjoka, Everest Hoxholli, Mandrit Dulo. Në dosjen e prokurorisë thuhet se punonjësi i policisë, Anoril Cani e merrte drogën nga Ilir Shehaj dhe shpërndante, por para autoriteteve ka pretenduar se është përdorues dhe jo shpërndarës i kokainës dhe heroinës. Por, Ilir Shehaj, që konsiderohet dhe si “koka” e grupit, u tha hetuesve se, droga ishte e tija dhe ia kishin sjellë nga Turqia një kosovar me emrin Ramë dhe se Anoril Cani duke qenë punonjës policie, nevojitej për shpërndarjen e mallit. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të bërë nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Mbi bazën e informacionit .... Vijon në faqen 11
Klodiana Lala Ilir Shehaj Anoril Cani Gentian Gjoka Everest Hoxholli Turqi Shqipëri Tiranë

Antikorrupsioni, humbësi i këtyre zgjedhjeve

Opinioni i Ditës Nga ERJON TASE Fushata elektorale po numëron ditët e saj të fundit dhe, mesa duket, nuk do të kemi surpriza të mëtejshme në orët e në ndarjen nga 23 qershori. ..... Antikorrupsioni, humbësi i këtyre zgjedhjeve Vijon në faqen 24
Erjon Tase

Ekonomia: Më pak politikë, më shumë zgjidhje

Opinioni i Ditës Nga SELIM BELORTAJA Në jetë veçori shqiptare duket se është edhe raporti mes politikës dhe ekonomisë, keqvendosja e tyre ndaj njëra-tjetrës, çka përcakton dhe... Ekonomia: Më pak politikë, më shumë zgjidhje Vijon në faqen 25
Selim Belortaja

Visar Zhiti: Gruaja ime, me biografi të keqe. Moikom Zeqo më zhgënjeu

SUMMER INTERVISTA/ Ministri i Kulturës: Auron Tare shkëlqen për keq Visar Zhiti: Gruaja ime, me biografi të keqe. Moikom Zeqo më zhgënjeu (Në foto:) Ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti me bashkëshorten. Ish-banore e “BB5”, Françeska Jaçe Shkrimtari i njohur rrëfen jetën pas burgut dhe vështirësitë e përshtatjes me realitetin e ri. Emocionet e dashës, marrëdhënia me djalin dhe vitet në Romë Nga ADELAJDA XHAMANI Ai nuk është si personazhet e tjerë... Në përgjigjet që jep është i pazakontë sepse në gojën e tij, edhe temat më të zakonshme marrin tjetër formë. Z. Visar Zhiti është poet dhe si i tillë pranoi të na përshkrua[jë?]... Suplement RIKTHEHET FRANCËSKA
Visar Zhiti Auron Tare Moikom Zeqo Adelajda Xhamani Françeska Jaçe Romë

Kisha Ortodokse: Meshat në shqip, përveç zonave të minoritetit

REAGIMI PER MOISIUN, THA: “JO” GREQISHTES Kisha Ortodokse: Meshat në shqip, përveç zonave të minoritetit Në faqen 23
Moisiun

Raporti i DASH: Shqipëria, vend burimi për prostitucionin

DOKUMENTI I SHBA Raporti i DASH: Shqipëria, vend burimi për prostitucionin Në faqen 22
Shqipëri