Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 21 Shkurt 2013

KAPITENI: PO KALBEMI NE BURGJET E JEMENIT

INTERVISTA/ ARIF BAKILLARI: ATA DUAN ARMET TONA, JANE NEN EMBARGO Tre shqiptarët u dënuan me 18 vjet burg për trafik armësh, ja itinerari i anijes “EOS” në 6 muajt e fundit. Oficeri që i arrestoi u tha “më pëlqen ngarkesa” Nga AURORA KOROMANI Do kalbemi në burgjet e Jemenit nëse autoritetet shqiptare nuk na ndihmojnë”. Këto janë fjalët që pohon për “Gazetën Shqiptare”, kapiteni i anijes që u sekuestrua pak kohë më parë në ujërat e Jemenit, Arif Bakillari. Ai pohon se ndaj tyre rëndojnë akuza të paqena, ndërkohë që ai dhe dy shqiptarët e tjerë janë të pafajshëm. “Arsyeja se pse na kanë arrestuar është sepse Jemeni donte të merrte ngarkesën e anijes sonë. Ne jemi të pafajshëm”. Veç të tjerash, Bakillari rrëfen edhe të gjithë itinerarin që ka përshkuar anija që ai drejtonte, duke shtuar se gjatë gjithë kohës kanë qenë të monitoruar nga forcat e NATO-s. Sa vjet ju kanë dënuar? Na kanë dënuar me nga 6 vjet burg të treve, me akuza të paqena. Është një çështje politike. Unë vetë jam në spital. E kemi apeluar vendimin për arsye se të gjitha akuzat që ngrejnë këta janë të pabaza. Këta ngrenë akuzën që, kemi hyrë pa leje... Vijon në faqen 7
Arif Bakillari Aurora Koromani Jemen

Elitat tona

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Asnjëherë në historinë e këtyre 100 vjetëve me shtet të mëvetëm nuk është folur kaq shumë për elitë! As atëherë kur Zogu u vetëshpall... Elitat tona Vijon në faqen 20
Kiço Blushi Zogu

Morgu i politikës

Opinioni i Ditës Nga BESNIK GJONGECAJ Politika, njësoj si realiteti i njerëzor nën të, ka universin e saj. Si çdo gjë e paanë, universi i politikës i ka të gjitha aty, brenda vetes.... Morgu i politikës Vijon në faqen 21
Besnik Gjongecaj

Komunistët, kërkesë në këshillin bashkiak: Ktheni bustin e Enverit

Marko Dajti: Aleatë me Ramën, kërkojmë mbështetjen e PS (Në foto:) Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar (PPSHR) Marko Dajti dhe Ilir Hoxha, djali i Enver Hoxhës Kreu i PPSHR: Hoxha, hero kombëtar njësoj si Skënderbeu. Ish-të përndjekurit letër Berishës: Simbolet e demokracisë, ndërtoni 20 monumente Nga DARINA TANUSHI Komunistët do të kërkojnë ringritjen e bustit të Enver Hoxhës, aty ku ai ka qenë në vitin 1991, në qendër të Tiranës. Kryetari i Partisë të Punës së Shqipërisë së Riorganizuar, Marko Dajti tha në një... Vijon në faqet 2-3
Marko Dajti Ilir Hoxha Enver Hoxha Darina Tanushi Skënderbeu Tiranë Shqipëri

"KUNDERSHTARET" E EDI RAMES, KOKE ME KOKE PARA KONVENTES SE PS

KAFE NE TARACEN E “SKY TOWER” “KUNDERSHTARET” E EDI RAMES, KOKE ME KOKE PARA KONVENTES SE PS Në faqen 5
Edi Rama Sky Tower