Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel 21 Korrik 2013

SHTATZËNA: BURRI TENTOI TË MË DIGJTE ME 2 FËMIJËT

DURRES/ BASHKESHORTI GODET ME SHKELMA GRUAN ME FOSHNJEN NE BARK Enkelejda Hoxha: Unë me vajzën po qaja, ai më goditi dhe më ra të fikët. Spërkati me benzinë muret e shtëpisë. Më akuzon kot, do të kërkoj divorcin Nga KLODIANA HAXHIAJ Histeria e krimit në familje nuk ka të ndalur. Rastet e dhunës ndaj grave rikthehen çdo ditë në qendra urbane dhe rurale të vendit tonë. Dje, policia e Durrësit parandaloi një krim që mund të kishte përmasa të frikshme me familjen Hoxha, banuese në lagjen nr.9 të këtij qyteti. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarku bëjnë me dije se mesditën e djeshme, rreth orës 12:00, kanë arrestuar 37-vjeçarin Asllan Hoxha teksa po i vinte zjarrin banesës së tij, brenda së cilës ishte bashkëshortja e tij shtatzënë 3-muajshe dhe vajza e tyre 15-muajshe. Mësohet se Hoxha, për motive xhelozie dhe për shkak të problemeve ekonomike ka rrahur barbarisht gruan e tij dhe më pas tentuar ta djegë atë të gjallë, me foshnjën në gjoksë e kishë në bark dhe me vajzën tjetër të mitur. Sipas policisë lokale, ka qenë Enkelejda Hoxha që ka kërkuar ndihmë në numrin 129. Burimet e mësipërme sqarojnë se 34-vjeçarja kishte denoncuar edhe 2 herë të tjera bashkëshortin e saj. Vijon në faqen 8
Enkelejda Hoxha Asllan Hoxha Klodiana Haxhiaj Durrës Lagjen Nr.9

Të përndjekurit: Nishani t’ia heqë titullin. Kasoruho: S’jam sigurims

Peticioni, flet shkrimtari: Më akuzojnë ata që vuajtën me mua (Ne foto): Presidenti Nishani duke dekoruar shkrimtarin, Amik Kasoruho. Ish-të përndjekurit politikë, Skënder Tufa e Niko Kirka Në faqen 5
Nishani Amik Kasoruho Skënder Tufa Niko Kirka

Pas marrëveshjes treshe, ndërkombëtarët-PD-PS për transferimin e pushtetit nga PD e majta, me qëllim rotacionin dhe ruajtjen...

Opinioni i Ditës Opinioni i Ditës Pas marrëveshjes treshe, ndërkombëtarët-PD-PS për transferimin e pushtetit nga PD e majta, me qëllim rotacionin dhe ruajtjen... Vijon në faqen 13