21/10/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 tetor 2013

REPLIKA E JANULLATOS “Kristo Frashëri, shpifje me helm”

EKSKLUZIVE/ KRYEPESHKOPI: GJYQI I PERMETIT, ME EKSPERTE TE IMPONUAR REPLIKA E JANULLATOS “Kristo Frashëri, shpifje me helm” Përplasja për kishën e Përmetit, kreu i ortodoksëve: Kemi 6186 m2 tokë, japim dokumentet. U dhunua kleriku Ilia Tyto. Gjyqi, relatori u emërua, s’u hodh short

A mund të bëhet kjo sakrificë për Valentinin?

Opinioni i Ditës Nga RUDINA HOXHA U fol shumë për mjetet në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që u mbajt ditën e shtunë në Tiranë. Sepse më së shumti, ... A mund të bëhet kjo sakrificë për Valentinin? Vijon në faqen 18

Diplomaci kulturore me histori të vjedhur

Opinioni i Ditës Nga SHABAN MURATI Përvetësimi i historisë dhe i personaliteteve historike të njëri-tjetrit është bërë në Ballkan jo vetëm një normë shkencore, por edhe ... Diplomaci kulturore me histori të vjedhur Vijon në faqen 19

Ish-sekretari i Alisë: Meta-Berisha debatuan për homazhet e Ramizit

Guro Zeneli: Barsoleta që i tregova Ilirit kur iku nga PS INTERVISTA (Në foto:) Ish-sekretari i Ramiz Alisë, Guro Zeneli. Kryetari i LSI, Ilir Meta gjatë homazheve për ish-presidentin Alia, më 9 tetor 2011 “Ramizu u dërgoi mesazh Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’u bashkuar në vitin 2009. Iliri këmbënguli për ceremoninë tek SHQUP-i. Alia e çmonte Fatos Nanon” Nga DARINA TANUSHI Ish-Presidenti i parë pluralist, Ramiz Alia për herë të parë dhe të vetme i është drejtuar me një mesazh kryetarit të PS-së Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, në vitin 2009, pak para zgjedhjeve, ku i Në faqen 5

Nga ANASTAS JANULLATOS Prof. Dr. Frashëri në shkrimin e tij të fundit (Gazeta Shqiptare, 22-23/9/2013), nisi përsëri me pasaktësi. Flet “për artikujt kritikë që u botuan gjatë tri viteve të fundit.” Nuk bëhet fjalë aspak për “artikuj kritikë”, por për disa pamflete të pamenduara. Tre të parët e panë dritën e botimit në vjeshtën e vitit 2010 dhe dy të tjerët dolën më së fundi. Zoti Frashëri nuk i numëron saktë. Kurrë nuk kisha dhënë shkak dhe as nuk kisha thënë asnjë fjalë kundër z. Frashëri. Përkundrazi, kisha treguar gjithmonë vlerësim. Papritur, më 14 shtator 2010, tetëmbëdhjetë vjet pas mbylljes përbërëse të përgjegjësisë së Kryepiskopit, doli publikisht me një akuzë shpifëse. Vijuan, te Gazeta Shqiptare, dhe dy pamflete të tjera (9-10/10/2010 dhe më 16-17/11/2010), në të cilat bëri shpifje të tjera me një agresivitet të çuditshëm. Përgjigjet e mia u botuan në të njëjtën gazetë, më 26/9 Vijon në faqet 10-11

MASAKRA E SANATORIUMIT, FLET IRENA HASANBELLI: SI MA VRANE BABAIN NOGA E CELA

“SI NISI KONFLIKTI ME FAMILJEN HODAJ” MASAKRA E SANATORIUMIT, FLET IRENA HASANBELLI: SI MA VRANE BABAIN NOGA E CELA Në faqen 9

Gaz Oketa: Vlerësoj nismat e qeverisë për lojërat e fatit

S’KEMI OFERTE NGA RAMA, AS KERKESE ” Gaz Oketa: Vlerësoj nismat e qeverisë për lojërat e fatit Në faqen 4

Godina te Ekonomiku, specialisti: Pati gabime

SHEMBJA, REAGIMET Godina te Ekonomiku, specialisti: Pati gabime Në faqen 8

Oficeri i SHISH kapet me 200 kg drogë, në pranga dhe tre

AKSION DHE NE DURRES Oficeri i SHISH kapet me 200 kg drogë, në pranga dhe tre Në faqen 7

“Bredhi i Drenovës”, peng i një rruge 8 kilometra

REPORTAZH “Bredhi i Drenovës”, peng i një rruge 8 kilometra Në faqen 16

Shqiptarja bojkoton “Miss Universe” për Kosovën

U NDALUA NGA RUSIA TE GARONTE U NDALUA NGA RUSIA TE GARONTE Shqiptarja bojkoton “Miss Universe” për Kosovën Në faqen 20