Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E hënë 22 Korrik 2013

SOT VOTIMI NË PD

Basha: Rama-Meta, dyshe zullumesh RINUMËRIMI NË KQZ, BERISHA: NUK PRANOJMË REZULTATIN E 23 QERSHORIT Gara për kreun e së djathtës, Lulzim Basha: Kreu i PS u faktua si hajdut votash. PD: Partnerët ndërkombëtarë ta dinë, nuk do e njohim kurrë pushtetin e vjedhur Nga VALENTINA MADANI Demokratët me kartë anëtarësie votojnë sot në mbarë Shqipërinë pasuesin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Rreth 105 mijë anëtarë të kësaj force politike janë thirrur të zgjedhur liderin e ri për herë të parë përmes parimit “një anëtar-një votë”. Votimi do të nisë në orën 8:00, të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00. Kandidati për postin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, kërkoi mbrëmë votëbesimin e demokratëve për t’u bashkuar në betejën për rikthimin e PD-së në pushtet. Para mbështetësve të tij të mbledhur në “Pallatin e Kongreseve”, z.Basha në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, hodhi akuza të forta mbi kryesocialistin Edi Rama, për vjedhjen e votës së 23 qershorit, ndërsa premtoi opozitë të fortë ndaj “dyshes së zullumqarëve” Rama-Meta. “Kundërshtari ka komplekse të thella me trashëgiminë e identitetin e forcës sonë politike. Në çdo prag zgjedhjesh ndryshojnë ngjyrat, bëri namin e mashtrimit me ngjyrën tonë. Vijon në faqet 4-5
Sali Berisha Lulzim Basha Edi Rama Nexhmije Hoxha Valentina Madani Shqipëri Pallatin E Kongreseve

“Kur urdhëronte vrasjet gjatë luftës, Enveri përdorte kodin: Të dekorohet”

Studjuesi: Fakte!, si u retushuan dokumentet për jetën e Hoxhës “Kur urdhëronte vrasjet gjatë luftës, Enveri përdorte kodin: Të dekorohet” (Në foto): Enver dhe Nexhmije Hoxha. Kopertina e librit të Vasfi Barutit. Faksimile e dokumentit me emrat e organizatorëve të demonstratës së Korçës Autori i biografisë, Vasfi Baruti: Ai ishte i thekur pas Zogut. U modifikua dokumenti ku Enver Hoxha doli organizatori i vetëm i demonstratës së Korçës më 1939 Nga FATMIRA NIKOLLI Vasfi Barutit, kërkimet e të cilit në arkiva, për librin “Enver Hoxha në optikë të re”, janë dashur 7 vite kërkime, por puna ka qenë frytdhënëse. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, studiuesi rrëfen se risitë... Në faqet 18-19
Enver Hoxha Zogu Vasfi Baruti Fatmira Nikolli Korçë

Tranzicioni politik si mungesë qytetarie

Opinioni i Ditës Nga MIMOZA KOÇIU Tranzicioni politik si mungesë qytetarie Periudha e kalimit të pushtetit politik nga të djathtët që humbën më 23 qershor tek koalicioni i majtë fitues, po krijon një model të ri tranzicioni... Vijon në faqen 20
Mimoza Koçiu

Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat

Opinioni i Ditës Nga MENTOR KIKIA Pas hekurave matrapazët që trazojnë votat Zgjedhjet ishin të qeta. Ky ishte konkluzioni i të gjithëve për 23 qershorin. Edhe i të huajve, edhe i një qie pëmë[?]. Pavarësisht se në Laç ndodhi... Vijon në faqen 21
Mentor Kikia Laç

“Pastrim parash, një funksionar bleu kompaninë disa mln euro”

DENONCIMI, FLET ZYRTARI FINANCIAR Në faqet 6-7

Matura 2013, zbardhet formulari A2, si të aplikoni

ARSIMI Matura 2013, zbardhet formulari A2, si të aplikoni Në faqen 10

Partizani, 3 javë në Greqi për fazën përgatitore

SUPER-LIGA Partizani, 3 javë në Greqi për fazën përgatitore Në faqen 22
Greqi

Burri vret me thikë në zemër gruan 17-vjeçare

ÇMENDURIA VAZHDON/ POLICIA KAP AUTORIN ÇMENDURIA VAZHDON/ POLICIA KAP AUTORIN Burri vret me thikë në zemër gruan 17-vjeçare Në faqet 2-3