26/04/2013
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 prill 2013

“RAMA ME KAPI VESHIN”

Egin Ceka rrëfen përplasjen në Austri NERITAN CEKA: EDI, ISHIM MIQ, KERKO FALJE. RUÇI: SHKARKO DIPLOMATIN Incidenti në Vjenë, diplomati: Kreu i PS-së më tërhoqi me forcë. Organizatori i takimit: S’pashë boks. Berisha: Hetim parlamentar. PS: Diplomaci e degraduar Diplomati shqiptar në Misionin tonë në OSBE, Egin Ceka ka pranuar të flasë për “ex-press.al” për momentet e tensionit dhe dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga Kryetari i PS, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës. Që në fillim të bisedës diplomati Ceka thotë se ka mbetur i befasuar nga mënyra se si ka reaguar Rama dhe tonet agresive fillimisht në komunikim dhe më pas të shoqëruara edhe me dhunë e ushtruar. Z.Ceka si e morët ftesën për të qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Akademia politike e Vjenës? Ftesë më ka ardhur në disa versione. Më ka ardhur në emailin tim personal, në emailin e punës, por dua të them se ka qenë një ftesë e bërë gjithashtu online nga organizatorët e takimit. E kisha regjistruar këtë ftesë në axhendën time dhe kisha planifikuar që të shkoja atje për të dëgjuar këtë bashkëbisedim. Cila ishte tema e diskutimit? Kryetari i PS po fliste në lidhje me një diplomaci... Vijon në faqet 2-5

Kap “mat” gruan me 18-vjeçarin, çifti bën sherr para policisë

FIER/ SHQEROHET BURRI: DUA DIVORC FOTO/ EKSKLUZIVE Në faqen 15

Rruga e tretë

Opinioni i Ditës Nga DRITAN HILA Kur në vitin 2000 Anthony Giddens shkruante “Rruga e tretë dhe kritika e saj”, dy nga liderët më të mëdhenj të botës, Tony Blair... Rruga e tretë Vijon në faqen 20

Zgjedhjet: “Të lira e të ndershme” ?

Opinioni i Ditës Nga KIÇO BLUSHI Nuk ka rast të mos e dëgjojmë këtë premtim: “Ju garantoj, ju siguroj, zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme”...E megjithatë të gjitha ish zgjedhjet... Zgjedhjet: “Të lira e të ndershme” ? Vijon në faqen 21

Hakmarrja pas sherrit, vritet ish-boksieri Adrian Levanti

NGJARJA E VONË Në faqen 9

Helikopteri mbi vilën e Bamir Topit, gjenerali: Të pezullohet komandanti

INCIDENTI/ Raporti i shkeljeve: 4 civilë pa leje në mjetin ushtarak Diplomati shqiptar në Misionin tonë në OSBE, Egin Ceka ka pranuar të flasë për “ex-press.al” për momentet e tensionit dhe dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga Kryetari i PS, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës. [?] (Në foto:) Baza Ajrore e Farkës. Ish-Presidenti Bamir Topi në vilën e tij. Faksimile e urdhrit për pezullimin nga fluturimi të kolonel Sokol Çunajt EKSKLUZIVE Fluturimi misterioz, helikopteri u fik 12 minuta në perëndim të Lezhës. Raportoi ulje për shkak të motit, por shërbimi meteorologjik vërtetoi të kundërtën Nga KLODIANA LALA Sokol Çunaj, komandant i Bazës Ajrore Farkë, vazhdon të kryejë detyrën e tij normalisht, pavarësisht se Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, ka urdhëruar pezullimin e tij... Në faqet 10-11

Balerinë e vrarë, i ati: Kapni autorin, refuzova pajtim

SONILA TAFA Në faqen 8

Emrat e 5277 familjeve që marrin lejen e legalizimit

LISTAT E ALUIZNI Në faqet 22-25

ENVER HOXHA: KIÇO NGJELA DHE VASIL KATI NA KANË FSHEHUR THIKËN ME HELM

FJALE A E PLOTE PER SABOTIMET NE EKONOMI Nga FATOS VELIU Në faqet 16-17

“Kazanova” në shqip, libri që skandalizoi Kishën Katolike

KUJTIMET/ PUNISHTEN E BERI SI HAREM GRASH KUJTIMET E KAZANOVËS Jacques Casanova të Sinigalt Në faqen 18